LAJMI I FUNDIT:

UEFA kërkon të kufizojë shthurjen ekonomike në transferime dhe paga, Liga Premier pritet të jetë më e goditura

UEFA kërkon të kufizojë shthurjen ekonomike në transferime dhe paga, Liga Premier pritet të jetë më e goditura

Klubeve të Ligës Premier së shpejti mund “t’iu priten krahët” nga UEFA pasi autoritetet po lëvizin për të kufizuar shpenzimet e larta në futbollin evropian.

Lidershipi i Anglisë aktualisht është shumë përpara të tjerëve për sa i përket parave vjetore të shpërndara për tarifat e transferimeve dhe pagat e lojtarëve, një faktor që është reflektuar në performancat e Ligës së Kampionëve në vitet e fundit.

Në sezonin 2019/20, Liverpooli mundi Tottenhamin në finale për të fituar trofeun, ndërsa Chelsea fitoi ndaj Manchester Cityt dy vjet më vonë në një tjetër finale të gjithë angleze.


Edhe më 10 qershor, City mund të bëhet skuadra e tretë e Ligës Premier në pesë sezone që fiton titullin kampion, nëse mund të mposhtin Interin në finale.

Rregulloret e reja të UEFA-s për Qëndrueshmërinë Financiare (FSR) do të hyjnë gjithashtu në lojë për të kufizuar shpenzimet e klubeve në një përqindje të të ardhurave të tyre vjetore, një lëvizje për të cilën shumë kanë frikë se mund të forcojë më tej Cityn dhe disa ekipe tjera.

Sipas rregulloreve të reja, klubet evropiane do të kufizohen të shpenzojnë 90 për qind të të ardhurave për tarifat dhe pagat në vitin 2023. Më pas kjo shifër do të ulet në 80 për qind në vitin 2024 dhe do të ulet më tej në 70 për qind më 2025.

Sipas The Times, tani UEFA po kërkon gjithashtu një kufi fiks në shumën që një klub mund të shpenzojë për nënshkrimet e reja dhe pagat javore gjatë një sezoni. Organi qeverisës gjithashtu po përgatit një propozim për t’i paraqitur Bashkimit Evropian.

Kostoja e transferimit do të llogaritet nëpërmjet tarifës së paguar, më pas do të shpërndahet gjatë kohëzgjatjes së kontratës së nënshkruar deri në një maksimum prej pesë vjetësh.

Pronari i PSG-së, Nasser al-Khelaifi, i cili gjithashtu shërben si President i Shoqatës së Klubeve Evropiane (ECA), thuhet se është në favor të propozimeve pavarësisht shpenzimeve të mëdha të klubit të tij.

Një grup pune, duke kompromentuar përfaqësues nga UEFA, ECA, Ligat Evropiane dhe Fifpro, po vlerësojnë aktualisht ndikimin e mundshëm të planeve. Dhe lajmi vjen vetëm disa javë pasi presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin u tha mediave amerikane se “në të ardhmen duhet të mendojmë seriozisht për një kufi pagash”.

Slloveni sugjeroi gjithashtu se ai ishte i shqetësuar për turnetë elitare të Evropës që do të bëheshin shumë të parashikueshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën

Premier League
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori