LAJMI I FUNDIT:

Fustani në shenjë proteste i modeles iraniane në Festivalin e Kanës

Fustani në shenjë proteste i modeles iraniane në Festivalin e Kanës
(Foto: Getty Images)

Modelja iraniane, Mahlagha Jaberi, së fundi mori pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe për këtë rast vendosi t’i dërgojë një mesazh të rëndësishëm vendit të saj.

Gjegjësisht, bukuroshja bëri bujë me vendimin e saj për të shkuar në ngjarjen e madhe me një fustan që kishte një dekorim në stilin e lakut të litarit. Është një mënyrë për të shprehur protestën kundër ekzekutimit nga regjimi në Iran.

Me fustanin e gjatë të zi nga stilistja Jila Saber, 33-vjeçarja shkaktoi reagime të shumta pozitive dhe negative te njerëzit. Ajo që nuk mund të shihej në Kanë ishte se në pjesën e pasme të fustanit ishte mbishkrimi: “Ndal dënimin me vdekje”.


View this post on Instagram

A post shared by MAHLAGHA ☽ (@mahlaghajaberi)

“Ndërsa iranianët e pafajshëm po ekzekutohen, Mahlagha Jaberi mendoi se do të ishte një ide e mirë të vishte një fustan me një lak të qepur mbi të dhe më pas të bënte një video joshëse duke përdorur këngën që është bërë himni i protestuesve. Absolutisht e turpshme nga të gjitha palët”, ka shkruar gazetari Yashar Ali në profilin e tij në Twitter.

(Foto: AFP/Getty Images)

Pak më vonë, modelja iu përgjigj kritikave, duke thënë se donte të tërhiqte vëmendjen e mediave për ekzekutimet e paligjshme të popullit iranian, por se nuk lejohej të bënte deklarata politike gjatë festivalit, ndaj i duhej të fshihte mbishkrimin në veshjen e saj. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)

(Foto: Getty Images)