LAJMI I FUNDIT:

Përfundon gjyqi i dytë i Juventusit, merret vendimi përfundimtar pas marrëveshjes mes palëve

Përfundon gjyqi i dytë i Juventusit, merret vendimi përfundimtar pas marrëveshjes mes palëve

FIGC ka pranuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë të rënë dakord nga Juventusi dhe prokurori Giuseppe Chine, kështu që bardhezinjve nuk do t’u jepet asnjë zbritje e re pikësh, megjithëse ish-presidenti Andrea Agnelli e ka refuzuar marrëveshjen dhe do të dalë në gjyq.

Gjyqi i dytë i FIGC për manovrat e pagave të Juventusit, marrëdhëniet me agjentët dhe klubet u zhvillua në Romë të martën në mëngjes.


Sipas Sky Sport Italia, gjykata ka pranuar marrëveshjen midis Bianconerëve dhe prokurorit të FIGC, Chine, që do të thotë se klubi do të marrë vetëm një gjobë rreth 700 mijë euro dhe nuk do t’i zbriten më shumë pikë sesa 10 pikët e hequra.

Marrëveshja midis Juves dhe Chine do të thotë se klubi praktikisht pranon keq-bërjen e ish-drejtorëve të tyre dhe heq dorë nga apelimi në këmbim të një dënimi të reduktuar me një të tretën.

Gjyqi ishte dashur të zhvillohej më 15 qershor por u zhvendos për të martën në mëngjes pas marrëveshjes mes dy palëve të hënën mbrëma.

Një procedim do të vazhdojë më 15 qershor pasi ish-presidenti Andrea Agnelli ka refuzuar një marrëveshje me Chine që vendosi të dalë në gjyq në të njëjtën ditë.

Ish-kryetari ende mund të përpiqet të bëjë një marrëveshje me prokurorin e FIGC para mesit të qershorit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Inter Miami fiton me rezultat të thellë, Messi me paraqitje monstruoze duke kontribuar në gjashtë gola

Ndërkombëtare
E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

E quajti lojtar të ligës së dytë, Haaland vjen me një përgjigje të ashpër ndaj Roy Keane

Premier League

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori