LAJMI I FUNDIT:

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi shihet me shumë stil rrugëve të Sydneyt i veshur me një xhaketë në vlerën 2,700 euro

Bashkëshorti i Rita Orës, Taika Waititi shihet me shumë stil rrugëve të Sydneyt i veshur me një xhaketë në vlerën 2,700 euro

Taika Waititi është rikthyer në Australi pasi ka kaluar pak kohë në vendlindjen e tij, Zelandën e Re.

Regjisori i filmave hollivudianë u nis për të pirë një kafe në “Rose Bay” të Sydneyt të dielën, pasi u ribashkua me gruan e tij të re Rita Ora, e cila është gjithashtu në qytet e angazhuar si trajnerë në spektaklin “The Voice Australia”.


47-vjeçari dukej tejet tërheqës i veshur me një xhaketë të markës “Prada” në vlerë prej 4500 dollarësh australianë (2,735 euro), shkruan DailyMail.

Poshtë ai kishte veshur një palë xhinse të thjeshta blu dhe një palë atlete shumëngjyrëshe të markës “Adidas” nga koleksioni ‘Kris Andrew Small x Stan Smith’.

Rita Ora dhe bashkëshorti i saj mundohen të mos vihen re në aeroport, shfaqen të mbuluar me kapuçë dhe maska
Lexo po ashtu Rita Ora dhe bashkëshorti i saj mundohen të mos vihen re në aeroport, shfaqen të mbuluar me kapuçë dhe maska

Regjisori i filmit “Thor: Love and Thunder” e kompletoi pamjen e tij me një kapele rozë dhe një palë syze dielli.

Pasi mori një kafe në një kafene lokale, Taika u kthye në veturën e tij dhe u largua.

Taika dhe gruaja e tij, artistja shqiptare Rita, 32 vjeçe, udhëtuan në Sydney në fillim të këtij viti, por që atëherë kanë kaluar pak kohë të ndarë nga njëri-tjetri duke punuar në projektet e tyre individuale.

Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën e cila zbuloi në një nga intervistat esaj të fundit, që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.

Ajo tha për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje të vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm”.

“Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja private ceremoninë e martesës sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”.

Para ardhjes së Taikas, Rita dhe nëna e saj Vera shijuan trajtimin VIP teksa dolën për pazar në Sydney të premten.

Nënë e bijë u panë duke mbërritur në “House of K’dor”, një markë bizhuterish luksoze në periferi të lartë të Double Bay. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori