LAJMI I FUNDIT:

Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Xhaka publikon një fotografi ku paralajmëron largimin nga Arsenali: Faleminderit Gunners

Granit Xhaka do të largohet nga Arsenali pas shtatë viteve qëndrim në Londër.

Mesfushori nga Kosova me pasaportë zvicerane ka qenë ndër lojtarët më të mirë të Arsenalit këtë edicion, teksa ai ka paralajmëruar largimin nga Topçinjtë gjatë verës.


Ndeshja mes Arsenal dhe Wolves pritet të jetë e fundit e Xhakës me fanellën bardh e kuq, derisa ai ka paralajmëruar lamtumirën me një foto të publikuar në profilin e tij në ‘Instagram’.

Arteta: Lidershipi i Xhakës është një gëzim për lojtarët e rinj te Arsenali
Lexo po ashtu Arteta: Lidershipi i Xhakës është një gëzim për lojtarët e rinj te Arsenali

Në fotografi shihen katër trofetë që Xhaka i ka fituar me Arsenalin, dy Kupa FA dhe dy superkupa: Faleminderit Gunners”, ka shkruar Xhaka.

30-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 46 ndeshje zyrtare me Arsenalin, ku ka realizuar shtatë gola dhe ka asistuar në shtatë të tjerë.

E ardhmja e tij pritet të jetë në Bundesliga, ku Bayer Leverkusen thuhet se ka arritur marrëveshje personale me reprezentuesin e Zvicrës.

Nga i urryer në triumfues: Rikthimi i mrekullueshëm i Granit Xhakës te Arsenali
Lexo po ashtu Nga i urryer në triumfues: Rikthimi i mrekullueshëm i Granit Xhakës te Arsenali

Gjithsesi interesim për të kanë shfaqur edhe ish-skuadra e tij Borussia Moenchgladbac si dhe nënkampioni gjerman Borussia Dortmund.

Xhaka sot pritet të përshëndetet me tifozët e Arsenalit dhe ndeshja ndaj Wolves do të jetë e 297 zyrtare me fanellën e Topçinjve, ku deri më tani ka realizuar 21 gola dhe ka asistuar në 29 të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori