LAJMI I FUNDIT:

Sindikata e Policisë së Kosovës: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë

Sindikata e Policisë së Kosovës: Gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Imer Zeqiri i shoqëruar nga Kryetari i Shoqatës Sindikale të DRP Mitrovicës së Jugut Avni Tahiri, ka vizituar Kampin e Njësive të Specializuara Policore në Belvedere ku u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë.

“Zeqiri gjatë vizitës së tij ka takuar po ashtu edhe drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha me stafin e tij menaxhues, Ministrin e MPB-së  Xhelal Sveçla me bashkëpunëtorët e tij, Drejtoreshën e DRP-së të Mitrovicës së Jugut Kolonel Afërdita Mikullovci, zëvendës Drejtorin e DRP-së të Mitrovicës së Veriut, nënkolonel Veton Elshani dhe komandatin e NJSO-së, major Amir Gërguri.

Gjatë këtij takimi kryetari i Sindikatës u informua se gjendja shëndetësore e policëve të lënduar, një ditë më parë, është e mirë dhe pa ndonjë rrezik për jetë”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit bëhet e ditur se Zeqiri u informua se gjendja në veri sot është e qetë dhe pa asnjë incident.

“Policia e Kosovës është duke i kryer detyrat e tyre me profesionalizëm të lartë sipas autorizimeve ligjire dhe kushtetuese. Sa u përket kushteve u tha se policia janë të kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mjetet e nevojshme logjistike për kryerjen e detyrave zyrtare”, bëhet e ditur në njoftim.

Në këtë takim, me ministrin e MPB-së Xhelal Sveçla u diskutua edhe për mosekzekutimin e shtesave për rrezikshmëri dhe kërkesat e tjera nga Sindikata.

Zeqiri tha se është duke u punuar për të gjitha por, pa caktuar ndonjë afat kohor, por deklaroj se është shumë i vendosur që të bëjë më të mirën e mundshme për policinë.

Kryetari i Sindikatës ka vizituar edhe Drejtorinë Rajonale dhe Stacionin Policor të Jugut të Mitrovicës ku ka takuar zyrtarët policorë dhe eprorë nga të cilët është njoftuar drejtëpërdrejt për kushtet dhe kërkesat e tyre siq janë: shtesat për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor, Ligji për pensionim si dhe kërkesa tjera të njohura për të gjithë.

Përkundër kërkesave, vullneti dhe morali i policëve dhe eprorëve ishte në nivelin më të lartë sa i përket kryerjes së detyrave zyrtare në mbrojtje të rendit, ligjit e kushtetushmërisë së vendit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori