LAJMI I FUNDIT:

Hoteli luksoz në Dubai ofron për klientët edhe aeroplanin e saj privat prej 97 milionë eurosh

Hoteli luksoz në Dubai ofron për klientët edhe aeroplanin e saj privat prej 97 milionë eurosh

Hotelet me pesë yje sot ofrojnë gjithçka, nga shërbyesit personalë dhe vilat private me pishinë, tek veturat Bentley me shoferë dhe suita të mëdha mermeri.

Por pak hotele luksoze iu ofrojnë klientëve të tyre shfrytëzimin e aeroplanit të tyre privat, plotësisht të personalizuar prej 97 milionë eurosh, transmeton Telegrafi.


Hoteli i famshëm “Five Hotel and Resorts” në Dubai ka lansuar shërbimin e saj të aeroplanëve me markën ACJ TwoTwenty.

Dhe të ftuarit mund të marrin me qira aeroplanin 16-vendësh për 12 mijë euro – ose 755 euro për person – në orë. Megjithatë, ka të ngjarë të zbatohet një shpenzim minimal.

Aeroplani përmban një suitë të madhe me një krevat të madh dhe banjo luksoze, një tavolinë për tetë persona, një kuzhinë të pajisur plotësisht, si dhe shampanjë dhe havjar.

I projektuar për të sjellë në qiell atmosferën e gjallë të hotelit të famshëm të festave, aeroplani quhet Nine Hotel Five dhe përmban ndriçim ambienti, ambiente të brendshme elegante dhe një sistem zanor të teknologjisë së fundit. /Telegrafi/