Qytetarët e Koresë së Veriut po detyrohen të lexojnë tetë herë ekuivalentin e Biblës në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e ndikimit të huaj.
Kim Jong-un po përpiqet të kapet pas ndikimit të tij duke i urdhëruar të gjithë të lexojnë dhjetë mijë faqe propagande, të cilat mund të përfshijnë romane, fjalime ose transkripte të takimeve të liderit korean dhe paraardhësit të tij.
Banorëve u është thënë gjithashtu se duhet të mbajnë një ditar leximi që partia ta inspektojë, duke treguar atë që kanë lexuar dhe mendimet e tyre për të, sipas mediave lokale.
Një burim në provincën e Pyongan-it Jugor i tha Radio Free Asia deklaroi se “punëtorët e fabrikës duhet të shkruajnë atë që lexojnë çdo ditë dhe t’ia paraqesin organizatës së partisë në fund të vitit. Të gjithë punëtorët thonë se librat në Korenë e Veriut nuk janë gjë tjetër veçse propagandë se lideri ynë i madh është më i miri, kështu që ne nuk jemi të interesuar t’i lexojmë. Nëse librat do të ishin aq argëtues për t’u lexuar sa filmat e Koresë së Jugut, a nuk do t’i lexonim gjatë gjithë natës”?
Mendohet se shtytja e re e propagandës është një përpjekje për të parandaluar përhapjen e filmave, programeve televizive dhe muzikës koreano-jugore në të gjithë vendin.
Tekstet e tilla propagandistike bëjnë pretendime të tilla se si Kim ishte një fëmijë i mrekullueshëm që mund të drejtonte veturën në moshën tre vjeçare, raporton metro.co.uk.
Është pohuar gjithashtu se Kim kishte një garë të famshme me shefin ekzekutiv të një kompanie të huaj jahtesh. Kim fitoi garën “pavarësisht nga shanset”.
Koreanëve të Veriut madje u tha se Kim Jong-Il, babai i Kim Jong-un, ishte kampion i golfit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një epokë e re diplomacie – çfarë do të thotë për botën njohja e Palestinës nga Irlanda, Spanja dhe Norvegjia
Stacioni më i thellë i metrosë në botë gjendet në Azi – do t’ju bllokohen veshët gjatë ecjes
Municionet perëndimore ngadalësuan përparimin e rusëve drejt Kharkivit
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251