Patrulla e autostradës së policisë të New South Wales, Austreali ka pranuar dërgesën e veturës së saj të parë elektrike – një BMW iX SUV. Dhe teksa vetura duket se i ka marrë “gradat”, ajo nuk është ende në linjë si një mjet patrullimi plotësisht funksional.
Fotot e shpërndara në rrjetet sociale, shfaqin BMW iX të veshur me shenja patrullimi të autostradës së policisë të New South Wales dhe një shirit drite me ngjyrat blu dhe të kuqe.
Por shifra në anësoret e përparme – HWP 150 – zbulon se SUV-ja elektrike për momentin është ose një automjet i angazhimit në komuniteti ose mjet vlerësimi, përcjell Telegrafi.
Vetura të tjera që mbanin të njëjtën shifër ose një shenjë të ngjashme në vitet e mëparshme përfshijnë Ford Mustang V8 – i cili ishte përjashtuar për punë patrullimi në autostradë sepse Ford, në atë kohë, kishte një sensor mbinxehjeje të tepërt në transmision – dhe sedanin Chrysler 300C SRT V8, i cili përfundoi duke fituar “gradat” e tij dhe u vendos si një veturë patrullimi i autostradës së policisë së New South Wales.
Një Holden Special Vehicles GTS dhe një Ford Falcon GT ishin automjete të tjera që mbanin shenjën HWP150 ose shifra të tjera të ngjashme.
Automjete të tilla zakonisht nuk janë të pajisura me njësi radari dhe terminale të të dhënave të policisë, megjithatë oficerët pas timonit të BMW iX ende mund të lëshojnë gjoba për shumicën e kundërvajtjeve në trafik.
BMW iX është vetura e parë elektrike që i bashkohet flotës së patrullës së autostradës së policisë të New South Wales, megjithëse Drive raporton se është konsideruar edhe blerja e veturave të tjera elektrike si Kia EV6. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
BMW prezantoi një “asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve” në motoçikleta
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota – rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Cili bolid fiton në përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, Formula E apo Formula 1?
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
Jeta brenda një Lamborghini Urus
I parkuar për 35 vite, Ford Explorer ndryshon pamje
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Rekord pjesëmarrësish, 45,000 motoçiklistë shkuan për të nisur sezonin tradicional në Nürburgring të Gjermanisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City