LAJMI I FUNDIT:

Gruaja nga Kalifornia e cila ishte e pastrehë fiton lotarinë 5 milionë dollarë – sivjet pret edhe “dy ngjarje të tjera të mëdha”

Gruaja nga Kalifornia e cila ishte e pastrehë fiton lotarinë 5 milionë dollarë – sivjet pret edhe “dy ngjarje të tjera të mëdha”

Lucia Forseth ishte e pastrehë gjashtë vjet më parë.

Por tani, ajo është një multimilionere pasi fitoi 5 milionë dollarë nga një biletë “Scratchers”, njoftoi të mërkurën Lotaria e Kalifornisë, përcjell Telegrafi.


“Kam blerë vetëm një biletë”, ka thënë fatlumja në lotarinë shtetërore. “Mbylla sytë dhe zgjodha atë, dhe fitova! Fillimisht mendova se do të fitoja një biletë falas, por kontrollova dhe më tha se fitova 5 milionë dollarë!”.

Në vitin 2017, Forseth nuk kishte një shtëpi, sipas Lotarisë së Kalifornisë.

Forseth e mori biletën nga një “Walmart Supercenter” në Pittsburg, ku shkoi për të ndërruar vajin në makinën e saj, tha lotaria.

“Gjashtë vjet më parë, unë isha e pastrehë”, citohet të ketë thënë Forseth. “Këtë vit po martohem, po marr diplomën time dhe fitova 5 milionë dollarë”.

“… Është thjesht e rastësishme. Duke qenë e pastrehë vetëm gjashtë vjet më parë, kurrë nuk e kisha menduar se do t’i ndodhte dikujt si unë”. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Disa nga tatuazhet më të veçanta – që kanë një kuptim interesant, gjithashtu

Interesante
Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Njihuni me shtëpinë “që kushton jo shumë shtrenjtë” - brenda një kontejneri transporti

Interesante

"Përqafoi" mbi një mijë pemë për një orë, burri nga Gana shënon rekord të ri botëror

Fun
Një turist  në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Një turist në Norvegji është gjobitur me rreth 1,000 euro për shkak se iu afrua shumë një “lope deti”

Interesante

"Al bën që Mona Liza të këndojë" - videoja ngjall reagime të shumta në internet

Fun
Kalo në kategori