LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja mohon përfshirjen në sulmin e supozuar me dron në Kremlin

SHBA-ja mohon përfshirjen në sulmin e supozuar me dron në Kremlin

Shtëpia e Bardhë mohon çdo përfshirje në një sulm të supozuar me dron në Kremlin.

“Ne nuk kishim asnjë lidhje me këtë”, tha zëdhënësi i këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby për MSNBC, transmeton Telegrafi.

Më herët u raportua se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov kishte bërë pretendimin pa ndonjë argument se SHBA-ja qëndronte pas incidentit.


BBC analizon sulmin me dron mbi Kremlin - disa persona shihen në çati gjatë shpërthimit
Lexo po ashtu BBC analizon sulmin me dron mbi Kremlin - disa persona shihen në çati gjatë shpërthimit

Ai tha se Rusia e di se “vendimet për sulme të tilla terroriste merren në Washington” dhe se Kievi “thjesht i zbaton këto vendime”.

Peskov shtoi se “Washingtoni qëndron padyshim mbrapa këtij sulmi, ne jemi të vetëdijshëm për këtë”, megjithëse nuk ofroi asnjë provë për të mbështetur pretendimet e tij.

Rusia pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin me sulme droni në Kremlin, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet
Lexo po ashtu Rusia pretendon se Ukraina u përpoq ta vriste mbrëmë Putinin me sulme droni në Kremlin, në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet

Kirby që mohoi pretendimet e zëdhënësit të Kremlinit, përsëriti se Washingtoni nuk i mbështet apo i fal sulmet nga Ukraina jashtë kufijve të saj.

“Ne kemi qenë të qartë me ta publikisht dhe kemi qenë të qartë me ta privatisht se ne nuk i inkurajojmë dhe as nuk iu mundësojmë atyre të kryejnë sulme jashtë Ukrainës”, potencoi zëdhënësi amerikan. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave

Amerika
Kalo në kategori