LAJMI I FUNDIT:

Flota ruse e Detit të Zi sulmohet nga një dron – publikohen pamjet e shpërthimit

Flota ruse e Detit të Zi sulmohet nga një dron – publikohen pamjet e shpërthimit

Flota ruse e Detit të Zi është përballur me një sulm me dron në portin e Krimesë të Sevastopolit në orët e para të së hënës.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ka thënë guvernatori i qytetit të kontrolluar nga Moska përmes mediave sociale.


“Flota jonë tani po zmbraps një sulm nga dronët…”, shkroi guvernatori, Mikhail Razvozhaev. “Të gjitha shërbimet e qytetit janë në gatishmëri”.

Sevastopol, së bashku me pjesën tjetër të gadishullit të Krimesë, u aneksua nga Rusia në vitin 2014, por njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.

Së paku deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim të menjëhershëm nga Ukraina.

Siç kujtojnë mediat, Kievi pothuajse kurrë nuk e merr publikisht përgjegjësinë për sulmet brenda Rusisë dhe në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainë. /Telegrafi/