Megjithëse ndër vite kjo Kushtetutë u përcoll edhe me shkelje, njohës të së drejtës kushtetuese konsiderojnë se përtej faktit që është një Kushtetutë moderne, ajo duhet të pësojë ndryshime në disa pika.
Shpallja e pavarësisë së Kosovës e cila është data më e rëndësishme në historinë politike të Kosovës u pasua nga një vendim tjetër. Ai i hartimit të aktit më të lartë juridik të vendit, Kushtetutës. 9 prilli i vitit 2008 shënoi edhe ditën e ratifikimit të Kushtetutës së Kosovës, e cila hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.
Gjatë 15 viteve të ekzistencës së saj Kushtetuta e Kosovës ka qenë pikënisja e çdo vendimi institucional. Madje disa prej tyre ndër vite u rrëzuan nga Gjykata Kushtetuese duke bërë kështu që të rrëzohen presidentë e madje edhe kryeministra.
Megjithëse u konsiderua si një ndër dokumentet më modern e cila ndërthur në vete liri dhe të drejta për të gjithë pa dallim, ndër vite pati raste kur kjo kushtetutë pësoi disa lloj të ndryshimeve siç ishte ai për heqjen e pavarësisë së kushtëzuar por edhe themelimin e Gjykatë Speciale në Hagë.
Profesorë të çështjeve juridike e kushtetuese thonë se për 15 vjet Kushtetuta aq sa është respektuar edhe është shkelur. Megjithatë, sipas tyre vendi ka nevojë për ndryshime kushtetuese.
Mazllum Baraliu, ekspert i së drejtës ndërkombëtare thotë për RTK-në se emërtimi kushtetues i Kosovës nga disa qytetarë tanë nuk quhet i plotë i tillë pastaj shënimi i Kosovës në takime ndërkombëtare nuk shënohet me emrin kushtetues Republika e Kosovës por me një fusnotë ose asetrix.
“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të shumta që nuk janë pranuar me plotni nga populli por edhe shkeljet edhe nga institucionet kanë qenë të shumta, edhe nga qeveritë e kaluara edhe nga kjo qeveri, si me ligjet e tyre si me veprimet e tjera. Ka edhe respektim edhe shkelje të çdo ditshme, prandaj do të duhej të ishim shumë më të kujdesshëm”, thotë Baraliu.
” E kisha pa shume të nevojshme që në një të ardhme më të afërte, Kuvendi i Kosovës të bëjë një amendamentim të ndërlidhë më saktë dhe të rishikoj edhe njëherë atë shprehjen te neni 82, ku është shprehja “MUND” që i atribuohet presidentit që është si rezultat pas mocionit të suksesshëm të qeverisë nga ana e kuvendit dhe tani i takon presidentit të bëjë shpërndarjen e parlamentit. Kjo ka qenë një praktikë 2010 dhe 2017 te parlamenti i Kosovës por që nuk ndodhi në vitin 2020”, tha Flamur Hyseni, profesor i së drejtës ndërkombëtare.
Megjithëse në vazhdimësi është ngritur domosdoshmëria e ndryshimeve kushtetuese, megjithatë Kushtetuta e Kosovës bënë pjesë në kushtetutat e forta që për amendamentimin e saj kërkohet shumicë e dyfishtë e dy të tretave duke përfshirë edhe komunitetet jo shumicë që janë përfaqësuara në Kuvend.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker