Të dashur prindër amerikanë, që e pushuat nga puna drejtoreshën që u kishte dëftuar nxënësve të saj këtë statujë dhe e përcaktuat Davidin e Michelangelos si “pornografi”.
Davidi ka 500 vjet që ia dëfton botës hiret e veta, kurse ju menduat se qenkësh i turpshëm e i papërshtatshëm për fëmijët tuaj të mitur. Për mendimin tim, ju nuk e keni të qartë as domethënien e Davidit, as se përse Davidi është lakuriq. Dëgjoni historinë e tij.
Një copë e stërmadhe mermeri qëndronte e mbyllur prej vitesh pas Katedrales së Firences. Askush nuk donte ta gdhendte sepse ishte mermer i brishtë dhe poroz. Derisa një riosh 25-vjeçar i quajtur Michelangelo Buonarroti, me hundë të thyer dhe duar gjithë kallo, e pranoi sfidën.
Gdhendi Davidin!
Davidi u bë simboli i Republikës së vogël të Firences që sfidon armiqtë e mëdhenj, si Papati dhe Perandoria (gjigandi Goliat). Vështrimi krenar e i përqendruar e shikon armikun pa frikë para se ta godasë.
Davidi është Firence!
Dhe, si Firencja, nuk ka frikë!
Prandaj statuja duhej të ishte lakuriq! Nuk e kuptoni, vallë? Davidi është lakuriq sepse është i veshur vetëm me Hirin e Zotit! Nuk ka nevojë për asgjë për të mposhtur armiqtë, sepse atë e mbron Zoti. Madje, ai jo vetëm që duhej të ishte lakuriq, por duhej të ishte edhe i bukur!
Në Firence në shek. XVI ishte në zhvillim e sipër Rilindja. Artistë, piktorë, skulptorë, studiues rizbuluan bukurinë dhe harmoninë klasike të kulturës greke, e çliruan njeriun nga besëtytnitë e Mesjetës, e vendosën përsëri njeriun në qendër (lakuriq!) dhe e prunë në Epokën moderne. Davidi ishte bir i Polikletit, i Fidias, i Kanonit grek, i klasicizmit, i Verrochios e i Donatellos. Ç’lidhje ka me pornografinë?
Michelangelo e përfundoi atë më 1504, pas tri vitesh punë. Kur e panë, fiorentinët e kuptuan menjëherë se ishte statuja më e bukur në botë. E dinin që kishte për të qenë simboli i përjetshëm i bukurisë mashkullore, si Venera e Botticelliit (lakuriqe!) simbol i bukurisë femërore.
Lindi aty për aty një debat për vendin se ku duhej vendosur. Madje, u krijua një komision ekspertësh, në të cilin bënin pjesë edhe Botticelli dhe Leonardo da Vinci. Problemi për fiorentinët e atëhershëm nuk ishte të fshihnin lakuriqësinë, por të gjenin vendin më të mirë për t’ia dëftuar Davidin botës! Jo si ju fanatikë amerikanë të sotëm. U zgjodh, më në fund, Palazzo Vecchio.
U deshën katër ditë për ta sjellë Davidin nga Katedralja në Sheshin e Sinjorisë. Davidi “eci” katër ditë nëpër Firence. Dhe, për fiorentinët qe festë! Po të mund të zgjidhja një ditë, një ditë të vetme për t’u kthyer pas në kohë, do të zgjidhja pikërisht atë moment: kur Davidi, lakuriq, ecte rrugëve të Firences.
Edhe sot Davidi ecën.
Dhe, na kujton se bota duhet mbushur me Bukuri dhe Harmoni. Jeni ju, ju amerikanët, ju goliatët, që keni shpikur industrinë pornografike, që keni përmbytur me imazhe të turpshme TV, kinema, reklama dhe ueb. Kurse ne kemi shpikur Rilindjen! Dhe, do të sfidojmë gjithmonë, pa frikë, ata si ju që duan ta mbajnë njeriun në injorancë dhe errësirë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje