Ende nuk dihen rrethanat e shkaktuara për zjarrin e madh që kaploi të shtunën Depon e Importit të kompanisë “Elkos Center” në Pejë.
Mirëpo, ajo që dihet deri më tash është se nga zjarri i madh, rreth 35 milionë euro janë dëmet në “Elkos”.
Menaxheri i kësaj kompanie, Petrit Selmanaj deklaron se fatmirësisht nuk ka pasur punonjës brenda objektit në kohën kur është kapluar nga zjarri. Derisa ka thënë se punëtorët e kësaj depoje do të zhvendosen në sektorë të tjerë të kompanisë.
Selmanaj thotë se janë duke u bërë hetime nga organet kompetente për të mësuar shkakun e zjarrit.
Ai paralajmëroi se shumë shpejtë pritet ndërtimi i një objekti të ri.
“Sipas vlerësimeve të para, sepse ende vlerësimet definitive nuk kanë përfunduar, dëmi llogaritet rreth 35 milion euro. Janë duke u bërë hetimet dhe vlerësimet prej organeve kompetente dhe ende nuk mund të dalim me një komunikatë të saktë se nga është ardhur. Do të kuptohet me kohë, pas përfundimit të hetimeve. Sigurisht se pritet të ndërtohet (objekti) edhe më i mirë se që ka qenë”, tha Selmanaj.
Në kohën kur ka kapluar zjarri, menaxheri i kësaj kompanie tha se nuk ka pasur punëtorë në kompani gjatë asaj kohe, mirëpo sipas tij, kanë qenë disa punëtor të kompanive të ndryshme, dhe ata janë në gjendje të mirë shëndetësore.
“Realisht, punonjës të kompanisë Elkos nuk ka pasur, sepse orari fillon në orën 09:00 deri në 17:00. Ndërsa, zjarri dyshohet se ka filluar rreth orës 08:15, ndërsa në 08:30 veç e ka kryer pjesën dërmuese të djegies. Mirëpo, kanë qenë disa punëtorë të kompanive ndërtimore që janë afër, me çka ata atë ditë janë trajtuar në spital dhe brenda ditës janë liruar në shtëpitë e tyre”, thotë ai.
Sa i përket anës financiare, ai tha se “Elkos” është në gjendje të mirë dhe nuk ka rrezik në këtë aspekt.
“Kompania Elkos është në gjendje të mirë financiare. Edhe punëtorët do të sistemohen në vende tjera deri të rregullohet objekti i ri, nuk ka asnjë problem në atë aspekt…Me ç ‘rast i siguron edhe kompanitë furnitorë që janë, çdo obligim nuk është problem për kompaninë”, tha Selmanaj.
“Elkos” është kapluar nga zjarri mëngjesin e së shtunës. Nga Policia për KosovaPress kanë thënë se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.
Ndërkaq, nga Spitali i Pejës patën bërë të ditur të shtunën se tetë persona nuk kanë marrë lëndime të renda, porse janë helmuar nga zjarri. Të njëjtit janë liruar atë ditë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje