Kushtetuesja konstaton se “Metal-investit” iu mohua e drejta në seancë dëgjimore, kthen në rivendosje kontestin me “Ferronikelin”
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se aktgjykimi i Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, duhet të deklarohet i pavlefshëm dhe të kthehet në rivendosje kontesti mes “Metalinvest” dhe Ferronikelit”.
Kushtetuesja konstatoi se parashtruesit të kërkesës “Metalinvest” i është mohuar e drejta në seancë dëgjimore në dy nivele të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, në kundërshtim me garancitë kushtetuese.
“Metalinvest” Sh.A. kishte kërkuar që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së aktgjykimit të Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet që lidhen me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, të 16 marsit 2022.
Kompania “Ferronikeli“, pretendohet se nuk i kishte paguar parashtruesit të kërkesës produktet që i kishte dorëzuar në vitin 1997, si rezultat i bashkëpunimit afarist ndërmjet këtyre kompanive.
Lidhur me këtë, “Metalinvest” në vitin 1997 kishte paraqitur padi ndaj kompanisë “Ferronikeli”, ndërsa në vitin 2006 kishte parashtruar kërkesën për përmbarim në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, ku kjo e fundit e ndërpreu këtë procedurë me arsyetimin që kompania “Ferronikeli” kishte hyrë në procedurën e privatizimit.
“Si pasojë, parashtruesi i kërkesës paraqiti kërkesën në Autoritetin e Likuidimit në kuadër të Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit, me të cilën kërkoi arkëtimin e borxhit të pretenduar. Ankesa u refuzua nga kjo e fundit, me arsyetimin se në shkresat e lëndës nuk kishte prova që e njëjta ishte dorëzuar brenda afatit prej tre (3) vitesh nga data kur ka lindur borxhi”, thuhet në njoftimin e Kushtetueses.
Tutje thuhet se parashtruesi i kërkesës më tej parashtroi ankesë edhe në Kolegjin e Specializuar të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, me ç’rast kjo e fundit refuzoi kërkesën e parashtruesit, pa mbajtur seancë dëgjimore publike gjatë procedurës së zhvilluar.
Njëjtë veproi edhe Kolegji i Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila gjithashtu refuzoi kërkesën e parashtruesit të kërkesës, duke përfshirë edhe kërkesën specifike të tij për mbajtjen e seancës dëgjimore.
Për pasojë, parashtruesi i kërkesës e ka kontestuar këtë aktgjykim në Kushtetuese, duke theksuar se i njëjti është nxjerrë në kundërshtim me nenet 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe nenin 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor] të Kushtetutës si dhe me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mes tjerash, për shkak të mosmbajtjes së seancës dëgjimore.
“Në vlerësimin e kërkesës së parashtruesit së kërkesës, Gjykata u fokusua në pretendimet që kishin të bënin me mungesën e seancës dëgjimore në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe në atë kontekst (i) së pari shtjelloi parimet e përgjithshme lidhur me të drejtën në seancë dëgjimore siç është e garantuar me Kushtetutë dhe me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe më pas (ii) i zbatoi të njëjtat në rrethanat e rastit konkret,” thuhet në njoftim.
“Gjykata në bazë të pesë (5) Aktgjykimeve të saj në rastet e ish-ndërmarrjes “Agimi“, si dhe, ndër të tjera, në bazë të Aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Ramos Nunes de Carvalho e Sá kundër Portugalisë, sqaroi parimet kryesore përkitazi me (i) të drejtën në seancë dëgjimore para gjykatave të shkallës së parë; (ii) të drejtën në seancë dëgjimore para gjykatave të shkallës së dytë dhe të tretë; (iii) parimet në bazë të të cilave duhet të vërtetohet se a është seanca dëgjimore e domosdoshme; dhe (iv) nëse nuk është mbajtur seanca dëgjimore në shkallën e parë, a mund të korrigjohet me mbajtjen e seancës dëgjimore në një shkallë më të lartë dhe kriteret relevante për bërjen e këtij vlerësimi. Përveç kësaj, Gjykata konkretisht shqyrtoi dhe zbatoi praktikën e saj gjyqësore, si dhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në bazë të së cilave bëhet vlerësimi se a mund të konsiderohet mungesa e kërkesës për seancë dëgjimore, heqje dorë nga ajo e drejtë”, thuhet më tej.
Andaj, në bazë të këtyre parimeve, Kushtetuesja konstatoi se aktgjykimi i kontestuar i Kolegjit të Apelit është nxjerrë në kundërshtim me garancitë e mishëruara me nenin 31 të Kushtetutës.
“Në bazë të këtyre parimeve, Gjykata konstatoi se Aktgjykimi i kontestuar, përkatësisht Aktgjykimi [AC–I–19–0213] i 16 marsit 2022 i Kolegjit të Apelit, është nxjerrë në kundërshtim me garancitë e mishëruara në nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në kuptim të së drejtës në seancë dëgjimore, ndër të tjera, për shkak se (i) fakti që parashtruesi i kërkesës nuk ka kërkuar seancë dëgjimore para Kolegjit të Specializuar, nuk nënkupton heqjen dorë nga kjo e drejtë; (ii) parashtruesi i kërkesës kishte kërkuar shprehimisht mbajtjen e një seance dëgjimore publike para Kolegjit të Apelit, duke krijuar kështu detyrimin që ky Kolegj të trajtojë domosdoshmërinë e mbajtjes së seancës dëgjimore; (iii) Kolegji i Apelit nuk kishte trajtuar “çështjet ekskluzivisht ligjore ose të natyrës së lartë teknike”, çështje këto bazuar në të cilat do të mund të kishin ekzistuar “rrethana të jashtëzakonshme që do të justifikonin mungesën e një seance dëgjimore”, (v) Kolegji i Apelit nuk kishte arsyetuar “heqjen dorë nga seanca dëgjimore” andaj, (iv) parashtruesit të kërkesës i është mohuar e drejta në seancë dëgjimore në dy nivele të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme në kundërshtim me garancitë kushtetuese”, thuhet në njoftim.
Si rezultat i kësaj, Kushtetuesja konstaton se aktgjykimi i i lartpërmendur i Kolegjit të Apelit të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme duhet të deklarohet i pavlefshëm dhe të kthehet në rivendosje.
“Gjykata gjithashtu e theksoi faktin se, konstatimi nga ana e saj i shkeljes së nenit 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në rrethanat e rastit konkret ndërlidhet vetëm me garancitë procedurale, përkatësisht mungesën e seancës dëgjimore në dy instanca vendimmarrëse dhe se, në asnjë mënyrë nuk ndërlidhet dhe nuk paragjykon rezultatin e meritave të rastit. Ky Aktgjykim do të plotësohet edhe me mendim konkurrues”, thuhet në fund të njoftimit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Vazhdon rritja e çmimeve, tregtarët e hedhin fajin tek prodhuesit
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit