LAJMI I FUNDIT:

GRUAJA

GRUAJA

Nga: Amado Nervo
Përktheu: Bajram Karaboll

Proverbi pers thotë: “Mos e lëndoni gruan as me një petale trëndafili.”

Unë them: “Mos e lëndoni as me mendim.”


E re apo plakë, e bukur apo e shëmtuar, e mençur apo mendjelehtë, e mirë apo e keqe, gruaja gjithmonë e di të fshehtën e Zotit.

Nëse Universi ka një fund të sigurt, të qartë, të pamohueshëm, që qëndron përtej filozofive, ky fund është Jeta; Jeta: e vetmja doktore që mund të shpjegojë Misterin; dhe vazhdimësia, përjetësimi i Jetës, i është besuar qenies së qenieve: gruas.

E vetmja bashkëpunëtore e vërtetë e Zotit është gruaja. Mishi i saj nuk është si mishi ynë.

Edhe tek më e ulëta e grave ka diçka hyjnore.

Vetë Zoti ka ndezur yjet në sytë e tyre ngashënjyes.

Fati mishërohet në dëshirën e tyre dhe, nëse Zoti shfaqet diku në këtë botë, ta dini se është te dashuria e nënave.