LAJMI I FUNDIT:

‘Nuk flasim për ta’ – Xhaka dhe Arsenali injorojnë Cityn në garën për titull

‘Nuk flasim për ta’ – Xhaka dhe Arsenali injorojnë Cityn në garën për titull
(Foto: Getty/Goal)

Granit Xhaka ka thënë se Arsenalit nuk i intereson Manchester City duke theksuar se nuk flasin për konkurrentin kryesor për titullin e Ligës Premier.

Topçinjtë kanë qëndruar në krye të tabelës për një kohë të gjatë, mirëpo në xhirot e fundit, kampioni në fuqi është afruar shumë dhe diferenca është vetëm tri pikë.


Për më shumë, dy skuadrat do të ndeshen me njëra-tjetrën në Emirates Stadium të mërkurën, në njërën prej sfidave kryesore të sezonit.

Dy huqje të mëdha nga VAR, Liga Premier e pranon gabimin
Lexo po ashtu Dy huqje të mëdha nga VAR, Liga Premier e pranon gabimin

Mesfushori shqiptar pohon se ai dhe bashkëlojtarët e tij nuk do të humbin kohë duke shikuar se çfarë po bën City këtë sezon, por do të fokusohen te loja e tyre për ta fituar titullin e parë që nga sezonin 2003/2004.

(Foto: Getty/Goal)

“Nëse jemi të sinqertë, ne nuk flasim për ata (Cityn). Jemi të përqendruar te vetvetja, ndeshje pas ndeshjeje. Nuk fituam (ndaj Brentfordit), morëm një pikë. Dhe e mërkura është ditë e madhe – për ata, për ne. Të shohim”, u ka thënë Xhaka gazetarëve.

Shefi i gjyqtarëve thërret një takim urgjent pas dy gabimeve skandaloze të VAR-it
Lexo po ashtu Shefi i gjyqtarëve thërret një takim urgjent pas dy gabimeve skandaloze të VAR-it

Arsenali nuk ka fituar dy ndeshje radhazi në Ligën Premier (një humbje, një barazim) dhe shpreson t’u kthehet triumfeve ndaj Citizens, ndërkohë që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa rivali për titull. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Dalin pamje të reja që tregojnë veprimin që bëri Salah pas përfundimit të ndeshjes

Premier League
Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Dikur luanin së bashku tek Real Madridi, Xabi Alonso tani e do transferimin e tij tek Leverkuseni

Bundesliga
Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Xabi Alonso nuk do të jetë në bankë në ndeshjen e radhës, mundësi që Bayer Leverkusen të mposhtet për herë të parë

Bundesliga
Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Djaloshi që mbledh topa u tall me lojtarin - por gjyqtari ia tregoi vendin menjëherë

Ligat tjera
Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

Barcelona detyrohet të largojë nga ekipi top yllin për shkak të problemeve të mëdha financiare

La Liga
Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

Rrjedhin pamjet nga fanella e dytë e Real Madridit për sezonin e ri - Bellingham shihet duke pozuar me të

La Liga
Kalo në kategori