LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton koeficientin në vlerë prej 105 euro për punëtorët e sektorit publik

Kuvendi miraton koeficientin në vlerë prej 105 euro për punëtorët e sektorit publik

Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe në lexim të dytë Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2023, ku përfshihet edhe koeficienti prej 105 euro.

Pas këtij miratimi, pagat në sektorin publik për muajin shkurt do të dalin bazuar në Ligjin e Pagave.

Ky Ligj u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Pas kalimit të amendamenteve të këtij Ligji, në momentin kur po votohej deputetët e LDK-së lëshuan seancën, ndërkaq deputetët e PDK-së nuk morën fare pjesë në votim.


Deputetët i thonë “po” koeficientit prej 105 euro
Lexo po ashtu Deputetët i thonë “po” koeficientit prej 105 euro

Gjatë debatit, opozita propozoi ngritje të vlerës së koeficientit deri në 132 euro, por nuk mori mbështetjen e shumicës.

Më 1 shkurt, Qeveria miratoi koeficientin në vlerë prej 105 eurosh.

Ligji i Pagave rregullon çështjen e pagave për mbi 82 mijë punëtorë të sektorit publik. Megjithatë, ka pasur pakënaqësi te disa sektorë. 18 ankesa janë deponuar tek Avokati i Popullit që të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.

Me Ligjin e ri për pagat, niveli i koeficienteve është nga 2 deri në 18. Presidentes së shtetit i është caktuar koeficienti më i lartë, sipas të cilit ajo do të ketë pagën më të madhe. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken: Pula që po e ndrron lojën!

Happy Chicken
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Kalo në kategori