LAJMI I FUNDIT:

Trepça fiton si mysafir i Vëllaznimit

Trepça fiton si mysafir i Vëllaznimit

Trepça shënoi fitore kundër Vëllaznimit në udhëtim me rezultat 71:87 (18:29, 20:23, 15:13, 18:22), në javën e 21-të të Prince Caffe Superligës.

Mysafirët e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 2:9 dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 18:29.


Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë në periudhën e dytë, duke e ngritur epërsinë në 28:45, dhe më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 38:52.

‘Xehetarët’ në periodën e tretë ngritën epërsinë deri në 19 pikë, 41:60, që ishte më e larta në ndeshje, por sidoqoftë, vendasit arritën paksa të ngushtojnë rezultatin, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 53:65.

Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Trepça triumfoi 71:87.

Te Vëllaznimi më i miri ishte Jordan Harris me 21 pikë, ndërsa te Trepça u dalluan treshja vendore Mikaile Tmusiq me 13 pikë e pesë kërcime, Drilon Hajrizi me 20 pikë e katër kërcime dhe Erjon Kastrati me 16 pikë.

Kuqezinjtë kanë tetë fitore e 13 humbje, kurse mitrovicasit 12 fitore e nëntë humbje.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori