LAJMI I FUNDIT:

Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie po bëhen prindër për herë të dytë

Yjet e “Game of Thrones”, Kit Harington dhe Rose Leslie po bëhen prindër për herë të dytë

Aktorët e “Game of Thrones” Kit Harington dhe Rose Leslie janë në pritje të fëmijës së dytë së bashku.

Harington, i cili luajti personazhin ‘Jon Snow’ në serialin hit të HBO, njoftoi lajmin emocionues të premten gjatë paraqitjes në “The Tonight Show me Jimmy Fallon”.


Harington dhe Leslie, e njohur për rolin e saj si ‘Ygritte’ në serial, mirëpritën fëmijën e tyre të parë – një djalë në fillim të vitit 2021.

Foto: Getty Images

Duke folur për djalin e tij dy vjeçar, Harington i tha prezantuesit Jimmy Fallon se djali i tyre “është gati të marrë tronditjen e jetës së tij” pasi ai do të “bëhet me një vëlla ose motër”.

“Jam i tmerruar. Me foshnjën e parë ju jeni si të ecni nëpër re dhe të kërceni nëpër fusha me margarita për 9 muaj”, tha ai.

Foto: Getty Images

Harington pranon se herën e dytë, “kontrolli i realitetit vjen shumë më i shkurtër. Ju bëheni praktik shumë shpejt”.

Kur u pyet se çfarë mendon djali i tij për fëmijën e ardhshëm, Harington pranon se ai “nuk e ka kuptuar ende atë konceptualisht”.

Foto: Getty Images

Në shtator 2020, Leslie, 35 vjeç, konfirmoi se ajo dhe Harington, 36 vjeç, po bëheshin prindër.

Shtatzënia e saj u zbulua nga revista Make në Mbretërinë e Bashkuar kur aktorja debutoi në kopertinën e saj me barkun e rrumbullakosur.

Foto: Getty Images

Leslie luajti përballë bashkëshortit të saj tani në “Game of Thrones” nga 2012 deri në 2014.

Çifti bëri debutimin e tyre në tapetin e kuq në vitin 2016 në “Olivier Awards” në Londër dhe konfirmuan fejesën e tyre në një njoftim në 2017.

Dyshja u martuan në vitin 2018 në kështjellën stërgjyshore të Leslie në Skoci. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori