LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i ushtarëve ukrainas: Pjesëtarët e Wagnerit drogohen para se të nisen në betejë – shkelin mbi kufomat e bashkëluftëtarëve

Rrëfimi i ushtarëve ukrainas: Pjesëtarët e Wagnerit drogohen para se të nisen në betejë – shkelin mbi kufomat e bashkëluftëtarëve

Ushtarët ukrainas kanë bërë një përshkrim të detajuar të rekrutëve të grupit mercenar rus Wagner, të cilët i quajtën përbindësha.

Ky grup kryesisht përbëhet nga ish-të burgosur të dënuar për vrasje, përdhunime e kanibalizëm, transmeton Telegrafi.

Inteligjenca ushtarake e Kievit thotë se ata fillimisht “mbushen” mirë me drogë dhe më pas nisen drejt frontit, ku në disa raste kanë vrapuar mbi kufomat e bashkëluftëtarëve për ta shpëtuar kokën.


Oficeri i ushtrisë ruse e pranon: Trupat tona torturuan tmerrësisht ukrainasit, i kërcënuan me përdhunim
Lexo po ashtu Oficeri i ushtrisë ruse e pranon: Trupat tona torturuan tmerrësisht ukrainasit, i kërcënuan me përdhunim

Shumicës prej tyre i është premtuar liria në këmbim të shkuarjes në Ukrainë. Pra nëse i mbijetojnë luftës, do t’ju pastrohet dosja kriminale.

Ata janë një grup vrasësish, përdhunuesish, hajna dhe gangsterë që tani e përbëjnë shumicën e ushtarëve rusë që janë dërguar në Ukrainë për të luftuar.

Ushtarët ukrainas Andriy dhe Borisych duke folur nga Bakhmuti i rrethuar, kanë thënë se kanë luftuar kundër qindra ushtarëve të Wagnerit.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët kanë mobilizuar 500 mijë burra, mund të nisin një ofensivë të re më 24 shkurt
Lexo po ashtu Ministri ukrainas i Mbrojtjes: Rusët kanë mobilizuar 500 mijë burra, mund të nisin një ofensivë të re më 24 shkurt

“Ata u ngjitën në maje të kodrës, duke shkelur mbi kufomat e bashkëluftëtarëve, të cilët nuk hezitonin t’i shkelnin. Ata konsumojnë në sasi të mëdha drogë para se të dërgohen në front”, thanë këta dy ushtarë ukrainas.

Andriy kujton momentin kur së bashku me 20 ushtarë tjerë ukrainas, luftuan për më shumë se 10 orë kundër 200 ushtarëve rusë.

Ai tha se në një moment u janë nxehur aq shumë kallashnikovët, sa që detyroheshin t’i ndërronin.

“Pushkët tonat u nxehën aq shumë, sa që tyta filloi të shkrihet”, shtoi ai. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Skena të rralla nga Florida - stuhi dëbore mbuloi parajsën tropikale, dimër i paharrueshëm

Amerika
Kalo në kategori