Kosova ka shënuar përparim të dukshëm në luftën kundër korrupsionit, derisa kthim mbrapa për dy vende ka bërë Serbia.
Kështu thuhet në raportin më të ri të organizatës ndërkombëtare “Transparency International” për 2022-në, duke shtuar se Kosova radhitet në vendin e 84-të me 41 pikë, dy më shumë se vitin e kaluar.
“Kosova ka bërë përparim me një kornizë ligjore të përmirësuar për financimin e fushatës politike dhe zgjedhore, por zbatimi i reformave të tilla do të jetë kyç në muajt e ardhshëm”, thuhet në raport, përcjell Telegrafi.
Në raport theksohet se Ballkani Perëndimor është i njohur për rezistencën e ulët ndaj krimit të organizuar e se shtetet kanë qenë të ngadalshme në adresimin e rrezikut. Aty janë përmendur edhe tensionet Kosovë-Serbi, duke thënë se kanë qenë shkak i rritjes së rrezikut në rajon dhe minimin e bashkëpunimit kufitar, “që është çelës i luftimit të suksesshëm ndaj krimit të organizuar”.
Ndryshe nga vendi ynë, Serbia këtë vit ka shënuar rënie për 2 vende, derisa renditjen më të ulët në Ballkan e ka Bosnjë e Hercegovina.
Rezultati i ulët historik i Serbisë i atribuohet kryesisht “dobësimit të vazhdueshëm të sundimit të ligjit dhe autokracisë në rritje”. Vitin e kaluar, Serbia ishte në vendin e 96-të me 38 pikë. Rezultati më i lartë ndonjëherë, ishte para një dekade me 42 pikë.
Serbia serbe që nga viti 2018 nuk ka arritur të prodhojë një strategji të re kundër korrupsionit dhe ka lejuar vazhdimin e politikave problematike. Këto përfshijnë negociata të drejtpërdrejta mbi zhvillimin e infrastrukturës së vlefshme dhe fshehjen e informacionit nga publiku.
Për më tepër, TI-ja thekson se gjyqësori i Serbisë është i ndikuar shumë nga akterët politikë, duke minuar rëndë progresin në rastet e krimit të organizuar, duke përfshirë ato që tregojnë për përfshirjen e zyrtarëve të nivelit të lartë. Nga ana tjetër, gazetarët hulumtues, sinjalizuesit dhe anëtarët e zbatimit të ligjit që kanë zbuluar praktika të mundshme korruptive janë vënë nën presionin e institucioneve shtetërore.
Po ashtu, nivel të ulët të luftimit të korrupsionit ka dhe Rusia e cila ka vetëm 28 pikë. Korrupsioni është endemik në Rusi dhe institucionet publike janë plotësisht të kapura nga Kremlini. Nën regjimin e Vladimir Putinit, Rusia është bërë vetë mishërimi i një kleptokracie, pasi zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë dhe individë të lidhur politikisht përvetësojnë dhe shpërdorojnë fondet publike në shkallë masive.
Gjatë dy dekadave të fundit, këto elita politike kanë abuzuar me boshllëqet e sistemit financiar botëror për të ruajtur patundshmëritë, llogaritë bankare dhe investimet në vendet e huaja. Kjo ka siguruar që Putini të ketë fuqinë për të ndjekur agjendën e tij kundrejt Ukrainës.
Nivelin më të ulët të korrupsionit e ka Danimarka, e cila renditet e para me 90 pikë, menjëherë pas saj vijnë Finlanda dhe Zelanda e Re me 87 pikë secila. Në fund të listës janë Sudani i Jugut, Siria dhe Somalia, të cilat prej kohësh janë përfshirë në konflikte të stërgjatura.
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit i këtij viti tregon se 124 shtete nuk kanë shënuar ndonjë përmirësim në luftën ndaj korrupsionit, ndërkohë po shtohet numri i vendeve me rritje të korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
PostCHAT ju pret!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje