LAJMI I FUNDIT:

Tanket ruse hidhen në erë me Javelin nga ukrainasit

Tanket ruse hidhen në erë me Javelin nga ukrainasit

Pavarësisht se ushtria ukrainase është tërhequr zyrtarisht nga qyteti i Soledarit, ku prej muajsh po zhvillohen luftime të ashpra kundër forcave ruse, ukrainasit kanë organizuar një operacion të mirë organizuar – duke goditur mjet e rënda të ushtrisë së Vladimir Putinit.

Në videon e realizuar nga droni, shihen tanket ruse duke u hedhur në erë nga predhat e Javelinit, që i janë dhënë ukrainasve nga vendet perëndimore, transmeton Telegrafi.


Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen shpërthimet e fuqishme si dhe shkatërrimi i tankeve ruse që goditen me precizitet të paparë.

Sipas ukrainasve, disa tanke ruse janë shkatërruar, si dhe dhjetëra ushtarë të Kremlinit janë vrarë në këtë betejë të ashpër.

Është interesant se beteja për Soledarin po konsiderohet si një prej betejave më të përgjakshme në Ukrainë, që konsiderohet si qytet me rëndësi strategjike.

Nga luftimet në këtë qytet, Kievi pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave pushtuese, si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Parandalohet atentati ndaj Zelenskyt, pjesëtarët e inteligjencës ukrainase arrestojnë agjentët rusë – planifikonin rrëmbimin dhe vrasjen e tij

Evropa
Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Nëna nga India hodhi të birin 6-vjeçar me aftësi të kufizuara në një lumë të mbushur me krokodil, reptilët e kafshojnë deri në vdekje

Azia
“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

“E dua Gazën”, momenti kur tanku izraelit shkatërron mbishkrimin në Rafah

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Pse Izraeli e refuzoi marrëveshjen e fundit të armëpushimit me Hamasin

Azia
Kalo në kategori