LAJMI I FUNDIT:

Budweiser parashikimi: Arsenal – Manchester United, kush fiton?

Budweiser parashikimi: Arsenal – Manchester United, kush fiton?

A do të vazhdojë Arsenali rrugëtimin në krye të tabelës, apo Manchester United do të përkujdeset për dramë maksimale në Premier League? Dilemat do të shuhen të dielën në derbin e madh të kampionatit anglez, i cili nuk ka qenë kaq interesant ndër vite.

Formacioni i mundshëm i Arsenalit: Ramsdale, Zinchenko, Magalhaes, Saliba, White, Xhaka, Partey, Odegaard, Martinelli, Nketiah, Saka.

Formacioni i mundshëm i Unitedit: De Gea, Wan-Bissaka, Varane, Martinez, Shaë, Fred, Eriksen, Antony, Fernandes, Rashford, Weghorst.

Lajmet e fundit rreth ekipeve!

Arsenal

Gabriel Jesus dhe Reiss Nelson janë jashtë kësaj ndeshje për shkak të lëndimeve.

Mohamed Elneny do të vlerësohet edhe një herë para kësaj ndeshje, por ai mungoi ndaj Tottenhami për shkak të një lëndimi në gju.

Manchester United

Casemiro e mori kartonin e pestë të verdhë në mesjavë dhe do të ejtë i suspenduar për këtë takim.

Jadon Sancho u rikthye në ekipin e parë, por vështirë se do të jetë titullar.

Axel Tuanzebve dhe Donny Van de Beek janë jashtë kësaj sfide.

Anthony Martial nuk ishte i përfshirë në barazimin shokues ndaj Crystal Palace për shkak të lëndimit, kështu që mbetet në dyshim edhe për këtë ndeshje.

Diogo Dalot nuk ka luajtur në dy ndeshejt e fundit të Manchester Unitedit për shkak të lëndimit dhe mbetet në dyshim për këtë ndeshje.

Budwesier – Stat of the Game

Manchester United është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit në Premier League.

Analiza

Humbja e vetme e Arsenalit këtë sezon erdhi pikërisht nga Unitedi, kur pësoi 3-1 në Old Trafford në shtator. Që prej asaj kohe, Arsenali ka barazuar dy herë dhe ka fituar 10 ndeshje të tjera.

Manchester United ka gjetur veten në ndeshjet e fundit dhe është një prej skuadrave më në formë, duke fituar nëntë nga 10 ndeshjet e fundit, me vetëm një barazim, i cili erdhi në ndeshjen e fundit ndaj Crystal Palace.

Mungesa e Casemiros do të ketë peshë të madhe në këtë duel, por edhe fakti se ndeshja zhvillohet në Emirates mund të ndikojë. Megjithatë, një barazim me gola është në letra në këtë takim.

Budwesier parashikimi: Arsenal 1-1 Manchester United

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Kompania teknologjike amerikano-finlandeze Wolt arrin në Kosovë: Një revolucion në shpërndarjen e ushqimit dhe produkteve

Ekonomi
Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Si t’i dalloni në market pulat pa hormone dhe pa antibiotik nga Perutnina Ptuj?

Ekonomi
Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Qyteti më i pasur i Afrikës plot me ar dhe shtëpia e 12,000 milionerëve

Botë
Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Bitcoin arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave ndërsa SHBA përgatitet të inaugurojë presidentin e zgjedhur pro-kripto

Botë
Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Oferta ekskluzive për pushime verore me deri në 50% zbritje nga Eurokoha

Ekonomi
evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

evroTarget, CubyLink dhe Horizonte-Group pjesë e panairit më të madh energjetik në Evropë “E-world energy & water”

Ekonomi
Kalo në kategori