LAJMI I FUNDIT:

Ofertë e re e Milanit për Leaon, por ka ende disa pika që palët nuk kanë gjetur marrëveshjen

Ofertë e re e Milanit për Leaon, por ka ende disa pika që palët nuk kanë gjetur marrëveshjen

Rafael Leao vazhdon të mbetet objektivi kryesor i Milanit, kuptohet për t’i vazhduar kontratën.

Sulmuesi portugez ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2024, por ai është bërë prioritet i top klubeve më të mëdha evropiane që po këmbëngulin për transferimin e tij.


Nga ana tjetër bisedimet mes klubit dhe agjentit të lojtarit po vazhdojnë, por ende pa arritur në marrëveshjen përfundimtare.

Gazeta italiane ‘Tuttosport’ ka raportuar se te Milani ka optimizëm për ta bindur portugezin të vazhdoj kontratën.

Propozimi i kampionit në fuqi të Italisë është për një pagë prej 7,7 milionë euro në total për katër vitet e ardhshme dhe nga komunikimet në video me përfaqësuesit e sulmuesit shenjat janë pozitive, edhe pse shumë shpejt pritet takimi fizik mes palëve.

Gjithsesi, për të zgjidhur ngelen akoma disa pika, edhe pse nuk po negociohet më për rrogën.

Klauzola e lirimit, kohëzgjatja e kontratës dhe komisionet e agjentit duket se janë nyjat që po mbajnë ende peng rinovimin e sulmuesit me Rossonerët.

Nga ana tjetër skuadrat e mëdha si PSG, Bayern Munich, Man City, Chelsea e Manchester United janë duke monitoruar situatën e lojtarit dhe të gatshme të intervenojnë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori