LAJMI I FUNDIT:

Dy shqiptarë kapen me më shumë se 11 kg drogë në Kroaci – momenti kur qeni nuhati dhe gjeti vendin ku e kishin fshehur

Dy shqiptarë kapen me më shumë se 11 kg drogë në Kroaci – momenti kur qeni nuhati dhe gjeti vendin ku e kishin fshehur

Një qen ka ndihmuar policinë kroate në Komisariatin e Policisë Kufitare Gruda për të zbuluar 11.35 kg heroinë.

Droga, sipas mediave kroate, përcjell Telegrafi, ishte paketuar në 20 pako të fshehura në hapësirën e modifikuar të një automjeti të dy shtetasve shqiptarë.


Kur kanë mbërritur në pikën kufitare Karasoviqi të martën rreth orës 11:30, oficerët e policisë kanë ndaluar një 30-vjeçar dhe pasagjerin 44-vjeçar në automjet dhe kanë thirrur detektivin e tyre me katër këmbë Hunt, i cili ka reaguar pozitivisht ndaj pranisë së drogës në pjesën qendrore të mjetit.

Dhe siç vënë në pah mediat kroate, me urdhër të gjyqtarit hetues të Gjykatës së Qarkut në Dubrovnik është kontrolluar automjeti dhe janë gjetur 20 pako me gjithsej 11 kg heroinë.

Shoferi dhe pasagjeri u arrestuan dhe nga hetimi penal u konstatua se ata synonin të transportonin heroinë nga Shqipëria në tregun e Evropës Perëndimore.

Shoferi dhe pasagjeri i janë dorëzuar mbikëqyrësit të kujdestarisë së bashku me një kallëzim penal.

Mediat kroate tregojnë se kjo është kapja e dytë e madhe e drogës në Karasoviçi në një muaj duke kujtuar se më 14 dhjetor të vitit të kaluar, efektivët e policisë së bashku me doganierët gjetën 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë në një autobus me tabela, destinacioni i të cilit ishte edhe tregu i Evropës Perëndimore. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Izraeli pas sulmit në Rafah: Lufta në Gaza do të vazhdojë deri në fund të vitit 2024

Azia
A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

A mund t'i humb Trump, privilegjet që i takojnë si ish-president nëse dënohet

Amerika
Kalo në kategori