LAJMI I FUNDIT:

Ishte sekret gjatë gjithë kohës: Por, ish-menaxherja e Michael Schumacher hedh dritë mbi atë se përse nuk po tregohet gjendja e legjendës së F1

Ishte sekret gjatë gjithë kohës: Por, ish-menaxherja e Michael Schumacher hedh dritë mbi atë se përse nuk po tregohet gjendja e legjendës së F1

Gjendja e Michael Schumacher është mbajtur e fshehtë nga familja e tij për shkak të dëshirës së tij për t’u “zhdukur” kur ai u tërhoq nga garat.

Gjermani konsiderohet si një nga pilotët më të mëdhenj të Formula 1, por një aksident me ski në vitin 2013 pothuajse i kushtoi jetën. Menaxherja e Schumacher, Sabine Kehm vendosi të fliste se pse përditësimet kanë qenë të pakta në mars të vitit 2016 – kur ajo iu drejtua mediave.


“Në përgjithësi mediat nuk kanë raportuar kurrë për jetën private të Michael dhe Corinna. Kur ai ishte në Zvicër, për shembull, ishte e qartë se ai ishte një individ privat”, ka thënë ajo.

“Një herë në një diskutim të gjatë, Michael më tha ‘nuk ke nevojë të më telefonosh për vitin e ardhshëm, unë jam duke u zhdukur’. Mendoj se ishte ëndrra e tij sekrete që të mund ta bënte këtë një ditë. Prandaj tani dua t’i mbroj dëshirat e tij në mënyrë që të mos lejoj asgjë të dalë jashtë”.

Schumacher ishte subjekt i një dokumentari të Netflix në vitin 2021, i cili zbuloi më shumë detaje rreth jetës së tij aktuale.

Jean Todt – ish-drejtori i ekipit në Ferrari i cili tani punon si President i FIA – tha për MailSport të dielën: “Ai po lufton. Shpresoj se bota do të jetë në gjendje ta shohë atë përsëri. Kjo është ajo që ai dhe familja e tij po punojnë drejt”.

Gruaja e Schumacher, Corinna, thotë në dokumentar: “Sapo ndjeva se ai është dikush i veçantë”.

“Unë mendoj se ai është thjesht shumë i fortë mendërisht. Jashtëzakonisht i fortë. Ai ende më tregon se sa i fortë është çdo ditë”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori