Një ekip hakerash rus i njohur si “Cold River” shënjestroi tre laboratorë kërkimor bërthamor në Shtetet e Bashkuara verën e kaluar, sipas të dhënave të internetit të shqyrtuara nga Reuters dhe pesë ekspertë të sigurisë kibernetike.
Midis gushtit dhe shtatorit, ndërsa Presidenti Vladimir Putin tregoi se Rusia do të ishte e gatshme të përdorte armë bërthamore për të mbrojtur territorin e saj, Cold River shënjestroi Laboratorët Kombëtarë Brookhaven (BNL), Argonne (ANL) dhe Lawrence Livermore (LLNL), sipas të dhënave në internet që u tregoi hakerëve që krijonin faqe të rreme hyrjeje për çdo institucion dhe u dërgonin email shkencëtarëve bërthamorë në një përpjekje për t’i bërë ata të zbulonin fjalëkalimet e tyre.
Reuters nuk ishte në gjendje të përcaktonte se pse laboratorët ishin në shënjestër ose se nëse ndonjë përpjekje për ndërhyrje ishte e suksesshme. Një zëdhënës i laboratorit BNL nuk pranoi të komentojë, ndërsa askush nga laboratori LLNL nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Një zëdhënës i ANL i referoi pyetje Departamentit të Energjisë të SHBA, por askush nga aty nuk pranoi të komentojë në lidhje me rastin, transmeton Telegrafi.
“Cold River” ka përshkallëzuar kampanjën e hakimeve ndaj aleatëve të Kievit që prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë, kjo sipas studiuesve të sigurisë kibernetike dhe zyrtarëve të qeverive perëndimore. Sulmi i rrufeshëm digjital ndaj laboratorëve amerikan ndodhi teksa ekspertët e OKB-së hynë në territorin ukrainas të kontrolluar nga ana e rusëve për të inspektuar centralin më të madh atomik në Evropë dhe për të vlerësuar rrezikun e asaj që të dyja palët thanë se mund të ishte një katastrofë shkatërruese rrezatimi mes bombardimeve të rënda aty pranë.
Grupi “Cold River”, i cili për herë të parë u paraqit në radarët e profesionistëve të sigurisë në vitin 2016pas shënjestrimit të zyrës së jashtme të Britanisë, sipas disa intervistave të bëra me nëntë firma të sigurisë kibernetike, është përfshirë në dhjetëra incidente të hakimit të profilit të lartë gjatë viteve të fundit. Reuters gjurmoi llogaritë e postës elektronike të përdorura në operacionet e saj të hakerimit midis viteve 2015 dhe 2020 tek një punonjës i IT në qytetin rus të Syktyvkar.
“Ky grup është njëri nga grupet më të mëdha të hakimit për të cilin ju keni dëgjuar ndonjëherë”, deklaroi Adan Meyers, zëvendës presidenti i parë i firmës amerikane të sigurisë kibernetike “CrowdStrike”. “Ata janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në mbështetjen e operacioneve të informimit të Kremlinit”, shtoi ai.
Shërbimi Federal i Sigurimit i Rusisë (FSB), agjencia e sigurisë vendase që gjithashtu kryen fushata spiunazhi për Moskën, dhe ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigjën kërkesave të dërguara me email për koment.
Zyrtarët perëndimorë thonë se qeveria ruse është një liderë botërore në hakime dhe përdor spiunazhin kibernetik për të spiunuar qeveritë e huaja dhe mbi për të kërkuar një avantazh konkurrues. Megjithatë, Moska e ka mohuar vazhdimisht se kryen operacione hakerimi.
Reuters i shfaqi gjetjet e tyre tek pesë ekspertë të industrisë të cilët e konfirmuan përfshirjen e “Cold River” në tentativat e hakimeve e laboratorëve bërthamorë, bazuar në gjurmët e gishtërinjve digjitalë të përbashkët, gjurmë këto të cilat studiuesit historikisht i kanë lidhur me grupin rus.
Agjencia për Siguri Kombëtare e SHBA-së (NSA) nuk ka pranuar të komentojë mbi aktivitetet e “Cold River”. Selia e Komunikimeve Globale e Britanisë (GCHQ), ekuivalenti i NSA, gjithashtu nuk komentoi mbi rastin, teksa njëjtë bëri edhe Zyra e Jashtme e Britanisë, e cila gjithashtu nuk pranoi të komentojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBoom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kur mbahej një minutë heshtje për Holokaustin, eurodeputeti polak: Le të lutemi për viktimat e gjenocidit hebre në Gaza
Një dekan bëhet simbol i luftës së studentëve në Serbi
Eurodeputeti slloven nominon Muskun për Çmimin Nobel për Paqe
Ndjekje në stilin e GTA-së në Tampa Bay
Pas kryeministrit të Serbisë, dorëheqje jep edhe kryetari i Novi Sadit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij