16 vjetori për Telegrafin ishte vit sfidues, që nga menaxhimi me pandeminë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, temat e brendshme politike, lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në mbarë botën e deri te goditja më rëndë për redaksinë – ikja e hershme nga kjo botë e kolegut Arlind Gjikolli-Gjikla.
Ndarja nga jeta e drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit Arlind Gjikolli – Gjikla është humbja më e rëndë, jo veç për familjen e tij, por edhe për shtëpinë tonë mediale që nga themelimi. Në dhjetë vitet e fundit Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit, ishte njeriu që kontribuoi shumë në zhvillimin dhe rritjen e portalit.
Sado që ikja e hershme e Gjiklës nuk mund të kompensohet, me kontributin që dha ai mbetet frymëzim për punë profesionale dhe risi në tregun medial në Kosovë dhe rajon.
16 vjetori na gjeti me shumë sfida, por edhe zhvillime në të njëjtën kohë. Lufta në Ukrainë dhe agresioni rus në këtë shtet solli shumë të panjohura, të cilat edhe sot janë aktuale, andaj kolegët e rubrikës së botës e kanë mbuluar më përkushtim këto zhvillime që sollën ankth e pasiguri për paqen në mbarë globin. Agresioni rus në Ukrainë u mbulua me mbi 6000 artikuj të botuar në rubrikën speciale për krizën në Ukrainë dhe pasojat e saj në mbarë botën.
Në politikën e brendshme padyshim sfidues ishin dhe janë çështjet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve.
Barrikadat në pjesën veriore, liberalizimi i vizave, vettingu në drejtësi dhe zhvillimet tjera ishin top prioritetet që sollën lexues dhe interes të publikut në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë, e që u mbuluan me përkushtim e profesionalizëm nga gazetarët e Telegrafit.
Një ngjarje të madhe, që sapo ka përfunduar dhe u mbulua me rubrikë speciale, e sollën kolegët e redaksisë së sportit dhe departamenteve të tjera ishte Kampionati Botëror i Futbollit “Katar 2022”. Mbi 1000 artikuj specialë, rubrikën “Eksperti”, dizajnin e veçantë, kjo ngjarje u përcoll me interesim e lexueshmëri të lartë gjatë tërë kohës sa zgjati Botërori.
Gjatë këtij viti, Telegrafi, si media kredibile, profesionale e inovative është kujdesur edhe për klientët dhe bashkëpunëtorët.
Në përvjetorin e 16-të lansuam tashmë platformën më të re Telegrafi Real Estate, e cila është urë lidhëse mes lexuesve tanë në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë, me partnerët tanë nga agjencitë e patundshmërive dhe ndërtuesit.
Telegrafi Real Estate vjen si diçka e re në tregun tonë, duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për blerjen apo marrjen me qira të patundshmërive – tokave, shtëpive, banesave apo edhe objekteve afariste.
Gjatë vitit 2022, trendi i rritjes së lexueshmërisë ishte një karakteristikë tjetër në të gjitha kanalet tona, duke sjellë risi dhe laramani për lexuesin në të gjitha rubrikat, nga lajmet kryesore vendore, bota, ekonomia, sporti, kultura dhe magazina.
Krahasuar me dy vitet e fundit, Telegrafi sivjet ka shënuar rritje të lexueshmerisë në platformat dhe kanalet e rrjeteve sociale.
Gjithashtu është rritur numri i personave që kanë instaluar aplikacionin Telegrafi. Mbi 100,000 njerëz tashmë Telegrafin e kanë në telefonat e tyre të mençur, ndërsa është rritur ndërveprimi me përmbajtjen tonë nëpër rrjetet sociale.
Edhe kameramanët e Telegrafit, Korab Basha e Burim Mjeku u shpallën më të mirët e vitit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me storjen – ‘Të jesh i padukshëm për armikun – pjesëtarët e FSK-së gjatë ushtrimeve të kamuflimit në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.
Këtë çmim ata ia dedikuan drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit Arlind Gjikolli – Gjikla.
Në vitin 2023 media e parë online në Kosovë, Telegrafi do të vijë me brend të ri për herë të parë, me dizajn të ri, me aplikacion të ri dhe shumë detaje të tjera që do të jenë befasi për lexuesin dhe tregun medial në Kosovë dhe rajon.
Gjatë vitit 2023 Telegrafi do të sjellë bashkëpunime tjera me partnerë medial, por edhe me organizata vendore e ndërkombëtare për një gazetari profesionale dhe kredibile.
Telegrafi.com do të vazhdojë në vitin 2023 të investojë në zhvillimin e stafit, duke shtuar përmbajtjen autoriale dhe me video materiale në rubrikat në të gjitha rubrikat.
16 vjet së bashku me ju!
Urime nga Telegrafi, shoku yt i ngushtë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe