LAJMI I FUNDIT:

Bernardeschi: Ronaldo nuk ka merituar një përfundim të këtillë

Bernardeschi: Ronaldo nuk ka merituar një përfundim të këtillë
(Foto: Getty Images/BeSoccer)

Futbollisti italian, Federico Bernardeschi, beson se Cristiano Ronaldo ka merituar një përfundim tjetër të karrierës së tij.

Ish-anësori i Juventusit iu bashkua ekipit të MLS, Toronto FC, në verën e kaluar dhe ka shënuar tetë gola në 13 paraqitje. Ai ka luajtur me CR7 te Zonja e Vjetër dhe ishte njëri nga lojtarët që ka pasur raporte të mira me superyllin portugez.

“Më vjen keq për Cristianon, ai ka merituar ta përfundojë karrierën në një mënyrë tjetër”, ka thënë Bernardeschi për Cronache Di SpogliatoioTwitch.


(Foto: Getty)

“Për atë që ka treguar, ai është në mesin e tre lojtarëve më të mirë në histori. Para së gjithash, më vjen keq në nivel human, për personin që është”.

“Një lojtar i nivelit të tij duhet të ndalet kur ai mendon se është momenti më i mirë, por njeriu duhet të jetë mjaft i mençur për ta kuptuar kur vjen (ai moment)”, ka shtuar italiani.

Derisa pritet të mos luajë më për Portugalinë, Ronaldo është pranë nënshkrimit me Al Nassr në Arabinë Saudite deri në qershor të vitit 2025 për t’u bërë lojtari më i paguar në botë. /Telegrafi/

(Foto: Getty)

Në trend Sport

Më shumë
Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Lista e Kosovës për ndeshjet e tetorit pëson ndryshime - Foda ndryshon pozicionin e dy mesfushorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Kërkesa iu refuzua nga Liga Premier: Guardiola mbetet i shokuar nga vendimi

Premier League
Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Mourinho afër rikthimit në Ligën Premier?

Premier League
Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Ish-menaxheri i Schumacher: Ndoshta nuk do ta shoh më kurrë Michaelin

Formula 1
Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Evra paralajmëron Deschampsin: Reali nuk është PSG, nuk mund të rrezikosh kështu

Përfaqësueset
Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Zhegrova, Muslija dhe Muric dalin me reagim të përbashkët pas rikthimit te Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori