LAJMI I FUNDIT:

Prishtina merr fitore të madhe në udhëtim te Ponte Prizreni

Prishtina merr fitore të madhe në udhëtim te Ponte Prizreni

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit në udhëtim me rezultat 71:77 (22:19, 17:21, 18:15, 14:22), në xhiron e 14-të të Prince Caffe Superligës.

Pas një fillimi të barabartë mysafirët u shkëputën në tetë pikë, 20:12, por më pas rikthehen prishtinasit, ku çereku i parë përfundon 22:19. Periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë, ku herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra, ndërsa skuadrat shkuan në pushim me shifrat 39:40.


Në periodën e tretë prizrenasit kishin epërsi 6-7 pikë, por më pas riktheheshin kryeqytetasit që nuk lejuan shkëputjen e madhe dhe rezultati pas 30 minutash ishte 57:55.

Bardhekaltrit në dhjetë minutat e fundit ishin më të mirë, duke pasur epërsi deri në 11 pikë, 62:73, ndërsa Ponte u afrua në 71:73, por pa arritur të bëjë më shumë dhe Sigal Prishtina triumfoi 71:77.

Te Ponte Prizreni u dallua Dachon Burke me 32 pikë e nëntë kërcime, kurse te Sigal Prishtina më të mirët ishin Dustin Thomas me 21 pikë e 11 kërcime dhe Derrick Wilson me 20 pikë e nëntë kërcime.

Prizrenasit kanë gjashtë fitore e shtatë humbje, kurse prishtinasit dhjetë fitore e katër humbje. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori