Dhjetëra vila luksoze, hotele dhe lagje me shtëpiza janë ndërtuar në Brezovicë pas vitit 2013 me leje ndërtimore të cilat pretendohet të jenë siguruar përmes afera korruptive të zyrtarëve komunal në Shtërpcë dhe zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Mjedisit.
Kështu përshkruhet në dosjen voluminoze të Prokurorisë së Ferizajt ‘për rastin ‘Brezovica’ të cilën e ka siguruar KALLXO.com.
Sipas aktakuzës, vetëm në emër të investitorit “Stella Consulting” për sigurimin e lejeve të ndërtimit të 21 vilave në Brezovicë nga ndërtuesi ishin paguar plotë 210 mijë euro, ndërsa për sigurimin e lejes për ndërtimin e objektit hotelier “Stella Consulting”, ishin paguar edhe 200 mijë euro të tjera.
Qindra mijëra euro pretendohet të jenë paguar edhe nga investitorët e tjerë të cilët kanë ndërtuar në zonën e Brezovicës.
Në dosjen e Prokurorisë, Blerim Imeri përshkruhet të ketë dhënë ryshfet në vlerë prej 100 mijë euro për të marrë lejen e ndërtimit për dhjetë vila, ndërsa 80 mijë euro përshkruhet të jenë dhënë nga Liridon Domaneku për sigurimin e lejes së ndërtimit të objektit banesor me 14 apartamente. Leja e ndërtimit të lagjes “Sarova”, përshkruhet të jetë marrë pasi janë dhënë 30 mijë euro ryshfet.
Më së shumti para përshkruhet të jenë dhënë për ndërtimin e lagjes “Kashtanjeva”. Akuza përshkruan se për lejen e ndërtimit të kësaj lagje ishin dhënë ryshfet mbi 400 mijë euro.
Në një tjetër rast përshkruhet të jënë dhënë 240 mijë euro nga ndërmarrja “Euro Sport”, ndërsa 100 mijë euro ishin dhënë për lejen e ndërtmit të hotelit “Rimida” e 30 mijë për lejen e ndërtimit të hotelit “Rock”.
Pothuasje të gjitha këto para përshkruhet të kenë përfunduar në xhepat e ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, i cili kontrollonte secilin aplikim për leje ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, zonë e Brezovicës.
Ai akuzohet se kishte mundësuar lëshimin e lejeve të kundërligjshme ndërtimore pasi kishte marrë ryshfet nga biznesmenët e ndryshëm Kosovar të cilët kishin ndërtuar në Zonën e Brezovicës.
Përpos tij në rastin “Brezovica” deri më tani akuzohen edhe 11 persona të tjerë.
Drejtori i Urbanizmit të Komunës së Shtërpcës, Dimitrije Raçiceviq akuzohet se kishte lëshuar leje ndërtimi për dy vila në këmbim të një veture “Shkoda”, në vlerë prej 9 mijë euro.
Në aktakuzë janë edhe inspektorët e kësaj Komune, Hysni Bajrami dhe Dragomir Milosavljeviq, të cilët sipas prokurorisë kishin marrë para që të mos i ndalonin punimet në zonën e Brezovicës.
Para akuzohet të ketë marrë edhe zyrtari i personelit në drejtorinë e Urbanizmit Raif Bajrami. Ai akuzohet se merrte para nga 200 deri në 500 euro në mënyrë që të bënte përshpejtimin e aplikimeve për lejet ndërtimore.
Pjesë e aktakuzës është edhe ish deputeti i Listës Serbe, Sasha Millosavleviq. Ai akuzohet se në kohën kur ishte drejtor i kadastrit në Shterpcë ishte takuar me një biznesmen dhe kishte marrë nga 10 mijë euro për lejet ndërtimore të katër personave fizik.
Përpos zyrtarëve të Komunës së Shtërpcës të akuzuar në rastin Brezovica janë edhe zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës.
Sekretari i kësaj Ministrie Arben Çitaku akuzohet se kishte dhënë pëlqimet mjedisore për ndërtime në Brezovicë në kundërshtim me ligjin. Ndërsa kryeinspektori i mjedisit në ministri Bedri Halimi dhe shefi i departamentit për mbrojtje të mjedisit Mustafë Hyseni, akuzohen se nuk kishin ndërmarrë veprime për të ndaluar ndërtimet në atë zonë edhe pse ishin në dijeni se për të njëjtat nuk kishte pëlqime mjedisore.
Madje Bedri Halimi akuzohet edhe se i kishte anuluar vendimet e Inspektoratit të Mjedisit me të cilat ishin ndaluar punimet në objektet hoteliere “Stella Consulting”, “Rimida” dhe “Rock”, pas inspektimeve të jashtëzakonshme të cilat ishin bërë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit.
Hysen Ajdini akuzohet se i kishte dhënë 30 mijë euro drejtorit të Kadastrit dhe 30 mijë të tejra ish kryetarit të komunës për të marrjë lejen për ndërtimin e objektit hotelier “Rock”. Ndërsa Sasha Spasiq dhe Jordan Kostiq akuzohen se e kishin ndihmuar ish kryetarin Bradisllav Nikoliq të merrte ryshfet për ndërtimet në Brezovicë.
Rasti “Brezovica” ka bërë bujë në gjithë vendin. Së fundmi Gjykata e Pejës ka vendosur për sekuestrimin e përkohshëm të 75 vilave në zonën e Brezovicës.
Ndër 75 vilat e sekuestruara përkohësisht nga Gjykata e Pejës janë edhe vilat e 3 gjyqtarëve.
Bëhet fjalë për vilën e kryetarit të Gjykatës së Ferizajt, Mustafë Tahirit.
Në këtë listë është edhe gjyqtari i Gjykatës Supreme, Agim Maliqi.
Sekuestrimit nuk i ka shpëtuar as gjyqtari tjetër, Bashkim Hyseni, i cili sot është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. /Kallxo.com/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAmbasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij
"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'