LAJMI I FUNDIT:

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Vllazninë në ndeshjen e bukur me pesë gola

Tirana fiton Superkupën e Shqipërisë, mposht Vllazninë në ndeshjen e bukur me pesë gola

Superkupa e Shqipërisë është e Tiranës, pasi mposhtën 3-2 me përmbysje Vllazninë në “Air Albania”, duke fituar trofeun e 12-të.

Një fitore e madhe e të besuarve të Orges Shehit, që reaguan si kampionë në dy momente të vështira.


Edhe pse u ndëshkuan që në minutën e 7-të nga Esat Mala, kryeqytetasit arritën të shënonin dy gola, duke përmbysur rezultatin.

Një perlë e vërtetë ajo që bëri Patrick në minutën e 39-të, me një gjysmëroveshatë që e kanë zili edhe emrat e mëdhenj të futbollit.  Një gol me vlerë të jashtëzakonshme, që jo vetëm barazoi rezultatin, po u dha zemër dhe moral bardhebluve për pjesën e mbetur të ndeshjes.

Golin e dytë, atë avantazhit të përkohshëm 2-1, e shënoi Florent Hasani në minutën e 53-të, duke e kaluar presionin në anën e shkodranëve.

Vllaznia arriti të barazojë në 2-2 në minutën e 86-të me një 11-metërsh të shënuar nga Liridon Latifi.

Gjithsesi, në kohën shtesë, atëherë kur nuk kishte më kohë për të reaguar, Redon Xhixha ndëshkoi ekipin shkodran me golin e rezultatit përfundimtar 3-2. /SS/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori