Marka italiane e veturave sportive Abarth ka bërë hapin e saj të parë në epokën e veturave elektrike me një variant të Fiat 500 Electric, të cilin pretendon se është modeli më tërheqës dhe dinamik që ka krijuar ndonjëherë.
I pajisur me një mori përmirësimesh teknike, duke përfshirë një motor më reagues, Abarth 500e në rrotat e përparme dërgon 152 kuaj fuqi dhe 234 njuton metër dhe merr fuqi nga e njëjta bateri 42 kWh, njëjtë si makina në në të cilën bazohet.
Por Abarth thotë se përshpejtimi i jashtëzakonshëm – një shenjë dalluese e makinave elektrike – nuk ishte qëllimi i drejtpërdrejtë, përkundrazi zgjodhi një fuqi më të mirë në intervalin e mesëm: vetura e re elektrike arrin nga 20 deri 40 kmh në vetëm një sekondë dhe nga 40 kmh deri 56 kmh në më pak se 1,5 sekonda, raporton AutoCar, përcjell Telegrafi.
Me një bazë rrote 24 mm më të gjatë dhe largësi prej 60 mm më të gjerë se Fiat, së bashku me një qendër më të ulët të gravitetit të ofruar nga bateria nën dysheme, 500e premton gjithashtu trajtim të përmirësuar ndaj motrës së tij benzine, me një nxitje në reagimin e kthesës dhe shpejtësi më të larta të daljes nga këndi.
Një tjetër pikë kryesore do të jetë kolona zanore e saj artificiale si e veturave me benzinë, pretendon Abarth. Firma thotë se “tingulli ka qenë gjithmonë i rëndësishëm” për markën si një karakteristikë “dalluese”. Kjo veçori, e cila është e pajisur si standard, mund të fiket për funksionim të heshtur.
Olivier François, drejtor ekzekutiv i Fiat dhe Abarth, tha: “Abarth 500e i ri është një nga lansimet më emocionuese në historinë e markës: një shtesë e re e mrekullueshme në linjën e Abarth. Më pëlqen ta mendoj si familje, kështu që baza e fansave tanë do të përfshihet në çdo hap të rrugëtimit tonë të elektrifikimit”.
Çmimi, edhe pse ende i pa konfirmuar, ka të ngjarë të fillojë mbi 40,674 euro (35,000 funte), duke pasur parasysh çmimin bazë të Fiat-it prej 35,614 eurove (30,646 funte). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFord Ranger Raptor arriti në Evropë, por vetëm me 288 kuaj/fuqi
Lundronte në lumë, tërhiqej nga Ferrari (Video)
Shitet limuzina e blinduar e presidentit amerikan
Koleksionisti i makinave blen tetë Bugatti, dy për vete, gjashtë për fëmijët e tij
Skoda prezanton Enyaq 2025
Nuk ndalen së qeshuri me shoferin fillestar (Video)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025