LAJMI I FUNDIT:

Mancini thotë se Italia e meritonte të ishte në “Katar 2022”, flet edhe për miqësoren e sotme ndaj Shqipërisë

Mancini thotë se Italia e meritonte të ishte në “Katar 2022”, flet edhe për miqësoren e sotme ndaj Shqipërisë

Roberto Mancini ka shikuar përpara për miqësoren e sotme (e mërkurë) të Italisë kundër Shqipërisë dhe reflektoi për dështimin e tyre për t’u kualifikuar në Kupën e Botës në Katar.

Azzurrët do të detyrohen të shikojnë Kupën e Botës nga shtëpia gjatë gjashtë javëve të ardhshme, një realitet i dhimbshëm për tifozët italianë pas humbjes së tyre shkatërruese në “play-off” nga Maqedonia e Veriut në fillim të këtij viti.

Mancini vendosi të mos japë dorëheqje pas katastrofës dhe në vend të kësaj do të mbikëqyrë ‘rilindjen’ e Azzurrëve përpara Euro 2024.


Duke folur në një konferencë për shtyp, Mancini diskutoi fillimisht vështirësitë e muajve të ardhshëm për kombëtaren italiane.

“Do të jetë një muaj i vështirë, sapo ka filluar. Në hidhërimin që mund të ndjejmë për momentin, duhen luajtur lojëra, ka gjëra për të parë dhe vlerësuar. Ka gjëra që do të jenë të dobishme për ne nga marsi e tutje, edhe nëse nuk ka vlerë. Mund të provojmë djem të rinj dhe diçka taktike”, ka thënë fillimisht Mancini.

Ai komentoi rikthimet e Federico Chiesa dhe Nicolo Zaniolo, si dhe mungesën e Moise Kean.

“Jemi të lumtur që Federico është kthyer. Ai duhet të gjejë sërish formën e tij, por është mirë. Zaniolo është një burim i rëndësishëm për ne, ai mund të na japë shumë dhe do të përmirësohet në të gjitha aspektet”.

“Ai është një djalë i ri dhe kur je i ri gjithmonë përmirësohesh. Kean ka qenë me ne shumë herë, nëse ai vazhdon të shënojë dhe të bëjë mirë, do ta thërrasim atë”.

Trajneri i Italisë tregoi edhe pse i intereson miqësorja e sotme kundër Shqipërisë.

“Sepse është baza e sportit. Kemi ardhur për të luajtur një lojë të mirë dhe e dimë se ata nuk janë aq të dobët. Shpresojmë të luajmë një lojë të mirë dhe më pas do të shohim se si do të shkojë”.

Ai ka reflektuar për vështirësitë emocionale të mos-kualifikimit në Botërorin e Katarit.

“E kam përjetuar shumë keq që nga marsi. E meritonim të shkonim, por fatkeqësisht i humbëm rastet. Futbolli është edhe ky, pas një kënaqësie të madhe erdhi një zhgënjim i madh dhe tani nuk mund të bëjmë asgjë”.

“Një Botëror pa Italinë është ndryshe, ne duhet të punojmë në mënyrën e duhur për t’u siguruar që nuk do të ndodhë më”, përfundoi trajneri i Italisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdha për Amir Rrahmanin

Serie A
Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Real Madridi i përgjigjet interesimit të Arsenalit për Arda Guler

Ndërkombëtare
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

PSG apelon vendimin me një ditë vonesë, detyrohet t’ia paguajë Mbappes borxhin e madh

Ndërkombëtare
Kalo në kategori