LAJMI I FUNDIT:

Sulmi ndaj gazetarit në Shqipëri, reagon Gjykata e Apelit

Sulmi ndaj gazetarit në Shqipëri, reagon Gjykata e Apelit

Gazetari Adriatik Doçi është sulmuar nga një person i paidentifikuar.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur mesditën e së shtunës në Kamzë, në rrugën “Bavaria”, ku një shtetas ende i paidentifikuar ka goditur me grusht gazetarin Doçi dhe më pas është larguar.


Për këtë çështje ka reaguar Gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka bërë thirrje që organet kompetente të hetojnë shpejt rastin.

“Me besimin se organet kompetente do të përmbushin me korrektësi detyrën që u ngarkon ligji, le të shpresojmë se shoqëria jonë do të rrisë ndërgjegjësimin dhe frymën e tolerancës për diversitetin e mendimit,” thuhej në deklaratë.

Më herët u bë me dije se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.