LAJMI I FUNDIT:

“Nata e Shtrigave” dhe ndikimi te fëmijët, psikologu Avdijaj: Fëmijët mund të nxiten në dukuri negative

“Nata e Shtrigave” dhe ndikimi te fëmijët, psikologu Avdijaj: Fëmijët mund të nxiten në dukuri negative

Nata e fundit e tetorit është rezervuar për festën e “Halloween”, apo siç njihet tek ne “Nata e Shtrigave”. Për ta kremtuar këtë festë njerëzit veshin kostume dhe bartin maska të frikshme.

“Halloween” besohet të ketë filluar të kremtohet rreth 4 000 vite më parë. Ndërsa, në Kosovë ka filluar të festohet viteve të fundit. Gjatë natës së mbrëmshme (e hënë), për  festën e “Halloween”, në Prishtinë, kishin dalë qytetarë të gjitha moshave, të veshur e me maskua të frikshme për ta trembur njëri-tjetrin.

Psikologu Yll Avdijaj ka thënë për Telegrafin tha se kjo festë nuk ndikon mirë tek psikologjia e fëmijëve duke i nxitur ata të bëhen pjesë e dukurive negative, pasi fshehin identitetin prapa maskave.


Avdijaj thotë se këta fëmijë, si pasojë e imazheve të frikshme të cilat i shohin, mund të përjetojnë edhe ankth.

“Hulumtimt tregojnë se efktet negative të kësaj dukurie dalin të jenë të mëdha si: nxitja për të vjedhur dhe dëmtuar duke e fshehur identitetin e tyre prapa maskave. Po ashtu, në një studim konstaton se fëmijët e vegjël, që shikojnë filma të dhunshëm, duke përfshirë filma horror të Halloween, shfaqje televizive ose video lojëra, mund të kenë më shumë gjasa të zhvillojnë ankth, çrregullime të gjumit dhe sjellje agresive dhe vetë-rrezikuese”, tha ai.

Një burrë i maskuar si zombie merr pjesë në festimet e Halloween në Prishtinë më 31 tetor 2022(Photo by Armend NIMANI / AFP)

Avdijaj u shpreh i sigurtë që shumica e prindërve nuk e kanë idenë se çfarë përfaqëson kjo festë, d uke shtuar se tregjet biznesore përfitojnë nga kjo, kurse fëmijët janë pre e këtyre përfitimeve materiale.

“Mendoj se një pjesë e konsiderueshme e prindërve as nuk ia kanë idenë se çka përfaqëson në të vërtet kjo festë. Mediat dhe tregjet biznesore sigurisht që do t’i promovojnë vazhdimisht për shkaqe përfitimesh materiale. Shpesh herë, prindërit dhe fëmijët dinë të jenë preh e këtyre lloj përfitimesh. Nëse prindërit nuk do t’i kontribuonin këtij fenomeni, sigurisht se edhe përhapja dhe ndikimi do të ishte shumë më i vogël. Mirëpo, sa më shumë që përhapet, aq më e vështirë do të jetë edhe për ata prindër dhe fëmijë, të cilët nuk duan të participojnë në festa të llojit të këtillë, për shkaqe bindjesh, qëndrimesh qofshin ato”, deklaroi për Telegrafin Avdijaj.

Një burrë  që vrapon përpara një skeleti në një festë të Halloween-it gjatë festimeve të festës së mbrëmjes në Prishtinë më 31 tetor 2022 (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Për psikologun Avdijaj problemi kryesor në këtë rast qëndron tek institucionet arsimore, të cilat organizojnë fëmijët për festën e “Halloween”.

“Problemi kryesor dhe më serioz qëndron tek institucionet arsimore (shkolla, kopshte) të cilat organizojnë gjëra të këtilla si ‘Halloween’”, përfundoi ai.

Të shtunën (29 tetor) në Seul të Koresë së Jugut humbën jetën më shumë se 150 persona, si pasojë e kaosit në rrugë që ishte shkaktuar gjatë festës së “Hallowen”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
Kush është Stane Gashi,

Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë

Lajme
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO

Lajme
Kalo në kategori