LAJMI I FUNDIT:

Qeveria shqiptare miraton projektbuxhetin e vitit 2023, parashikon rritje ekonomike prej 2.6 për qind

Qeveria shqiptare miraton projektbuxhetin e vitit 2023, parashikon rritje ekonomike prej 2.6 për qind

Qeveria shqiptare ka miratuar sot projektbuxhetin për vitin 2023, bëri me dije ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Ministrja shtoi se ekonomia shqiptare për vitin e ardhshëm do të rriten në terma realë në masën 2.6 për qind. Ky parashikim në ulje vjen për shkak të parametrave makroekonomikë që parashikojnë një recesion teknik për vendet e Bashkimit Evropian.

“Këshilli i Ministrave mori për shqyrtim projektbuxhetin për 2023. Gjatë vitit të ardhshëm ne parashikojmë që ekonomia shqiptare të rritet me një normë prej 2.6 për qind në terma realë, dhe 5.7 për qind në terma nominalë”, ka shtuar Ibrahimaj.


“Ne parashikojmë në 2023 që inflacioni që ka qenë kryefjala e këtij viti të fillojë të ngadalësohet, duke arritur një nivel mesatar prej 3.6%. Ne nëpërmjet projektbuxhetit që prezantuam dhe miratuam në Këshillin e Ministrave do të vijojmë që gjatë vitit të ardhshëm të kemi një konsolidim fiskal duke reduktuar nivelin e pritshëm të borxhit publik, duke reduktuar normat e deficitit dhe duke parashikuar një balancë primare pozitive”, ka shtuar ministrja.

“Sigurisht si nga kahu i të ardhurave dhe nga kahu i shpenzimeve projektbuxheti që sapo dorëzuam reflekton këto parametra makroekonomikë”, tha ajo.

“Në lidhje me këto parametra kemi disa skenarë. Këto parametra parashikojnë një recesion teknik të vendeve të Bashkimit Evropian dhe kjo është arsyeja pse ne kemi ulur parashikimin e rritjes ekonomike në 2023 nga mbi 3 për qind që e kishin në fillim të këtij viti në 2.6 për qind. Ne marrim parasysh rreziqet që lidhen me parashikimet për vitin e ardhshëm janë në krahun rënës, dhe ky projektbuxhet do të bëjë të mundur që të krijohen hapësirat e duhura, me qëllim që ekonomia shqiptare të përballojë të gjitha rreziqet që lidhen me këtë parashikim”, shtoi Ibrahimaj.

“Projektbuxheti do t’u prezantohet në detaje në javët në vijim për çfarë parashikon. Ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, pra mos rritjen e çmimit për energjinë elektrike që mos të preken konsumatorët dhe bizneset e vogla, dhe do të vijojë të mbështesë ato kategori të shtresave në nevojë”, tha ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori