LAJMI I FUNDIT:

Nicolas Cage nuk u pagua për filmin që i solli çmimin Oscar

Nicolas Cage nuk u pagua për filmin që i solli çmimin Oscar
(Foto: Screenshot/MGM)

Nicolas Cage nuk është paguar për filmin “Leaving Las Vegas”, i cili ia solli çmimin Oscar. Kështu ka bërë të ditur regjisori Mike Figgis.

Filmi u shfaq në vitin 1995 dhe u bazua në romanin e vitit 1990 të John O’Brien me të njëjtin emër. Në film luajtën gjithashtu Elisabeth Shue dhe Julian Sands.

Në të flitet për skenaristin hollivudian, Ben Sanderson (Nicolas Cage), i cili humbi gjithçka për shkak të alkoolizmit.


Ai vendosi të shkonte në Las Vegas dhe të dehej deri në vdekje. Gjatë rrugës  takoi një prostitutë (Elisabeth Shue) që ia ndryshoi jetën.

Cage fitoi një Oscar dhe një Golden Globe për aktorin më të mirë, ndërsa Figgis u nominua për regjisorin më të mirë. Pavarësisht suksesit të madh, të dy nuk arritën të fitonin asgjë.

Në një intervistë për The Hollyëood Reporter, regjisori deklaroi se buxheti i filmit ishte katër milionë dollarë. Megjithatë, ai nuk i mbajti mëri kompanisë së prodhimit. Filmbërësi mendon se procesi i xhirimit ishte aq i mrekullueshëm, saqë do t’i përsëriste të gjitha edhe pse nuk ishte paguar. /Telegrafi/