LAJMI I FUNDIT:

Xhaka më shumë prekje brenda zonës se Son deri më tani në këtë sezon

Xhaka më shumë prekje brenda zonës se Son deri më tani në këtë sezon

Ylli i Arsenalit, Granit Xhaka, ka pasur më shumë prekje në zonën e penalltisë së kundërshtarit sesa Son Heung-min i Tottenhamit këtë sezon.

Mesfushori shënoi golin e tretë në fitoren 3-1 të Gunners ndaj Spurs të shtunën.


Ai qëlloi klinikisht me këmbën e tij të majtë pasi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen kundërshtare, për t’u vendosur brenda zonës së Spurs.

Si rezultat, Xhaka ka pasur tashmë 30 prekje brenda zonës së penalltisë së kundërshtarit këtë sezon – tre më shumë se sulmuesi Son, sipas WhoScored.

Ylli i Spurs ka pasur një fillim të ndërlikuar të sezonit dhe ka luftuar për gola dhe asistime – me përjashtim të hat-trick-ut të tij kundër Leicester.

Granit Xhaka performed brilliantly and scored Arsenal's third goal against Tottenham

Ndërkohë, Xhaka po shijon disi një rilindje në mesfushën e Mikel Artetës me dy gola dhe tre asistime në Ligën Premier.

Para të shtunës, prekjet e lojtarit shqiptar me pasaportë zvicerane në zonën kundërshtare ishin rritur me 250 për qind – me 3.58 prekje për 90 minuta krahasuar me 1.43 për 90 sezonin e kaluar.

Xhaka ka prodhuar gjithashtu mesatarisht 1.9 pasime kyçe dhe padyshim që po luan futbollin më të mirë të karrierës së tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori