LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Prishtinës hap tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë

Komuna e Prishtinës hap tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë
Foto: Arkiv

Komuna e Prishtinës ka shpallur tenderin për furnizim me mikroçipa për qentë endacakë.

Data e publikimit të tenderit është bërë më 8 shtator 2022 dhe i njëjti do të jetë i hapur deri më 27 shtator 2022.


Vlera e tenderit është 34 mijë euro. Për këtë kontratë, lloji i procedurës është e hapur. Ndërkaq, kriteri i dhënies është me çmimin më të ulët.

Sipas njoftimit vlefshmëria e tenderit është për 60 ditë, kurse mikroçipat duhet të kenë origjinë nga BE.

Komuna e Prishtinës, përkatësisht drejtori i Shërbimeve Publike në këtë komunë, Ilirik Musliu kishte thënë se do të bëjnë blerjen e çipave që do tu vendosen qenve endacakë.

Kjo sipas tij, me qëllim që të identifikohen, ngase thotë se po vijnë qenë edhe nga komuna e tjera.

Po ashtu ai shtoi për trajtimin e qenve endacak do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

“Sa i përket qeneve endacak kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 lote për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qentë e kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qenë të kryeqytet sepse me apo pa qëllim qentë po vine nga komuna tjera”, kishte deklaruar Musliu.

Kujtojmë se problemi me qentë endacakë në kryeqytet është i vazhdueshëm. Shpesh herë ka pasur raportime që qytetarë të shumtë janë sulmuar nga ta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori