LAJMI I FUNDIT:

Të enjten debat në Kuvend lidhur me grevat, opozita fajëson Kurtin dhe e quan kokëfortë

Të enjten debat në Kuvend lidhur me grevat, opozita fajëson Kurtin dhe e quan kokëfortë

Seanca e parë për sesionin vjeshtor të Kuvendit do të mbahet të enjten më 15 shtator 2022.

Në këtë seancë në mesin e shumë pikave të rendit të ditës, do të jetë edhe debati parlamentar lidhur me grevën e shërbyesve civil dhe atë të arsimit.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila bëri të ditur se opozita ka propozuar debat parlamentar grevën e përgjithshme të sindikatave dhe u dakorduam që ta kenë si pikë të 8 të rendit të ditës në seancën e së enjtes.


Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se ka propozuar debat parlamentar rreth grevave të përgjithshme.

“Nuk ka si të filloj ndryshe sesioni vjeshtor pa një debat rreth grevave që po ndodhin. Sot është java e tretë që fëmijët do të duhej të ishin në shkolla por kjo nuk po ndodh si rezultat i kokëfortësisë së kryeministrit dhe mungesës së një dialogu social me sindikatat. Kjo kokëfortësi e kryeministri po i bënë dëm Kosovës dhe më së shumti fëmijëve. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të filloj mësimi”, u shpreh Tahiri.

E shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, theksoi se si AAK e mbështesin debatin parlamentar për grevat.

“Tema e grevës është më rëndësi, gjendja është e jashtëzakonshme dhe nuk mund të sillemi zakonshëm”, tha Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori