Prodhimi dhe mbajtja e pajisjeve për prodhimin e kriptovalutave vazhdon të mbetet veprimtari ilegale në Kosovë. Persona të cilët merren me këtë veprimtari thonë se kanë marrë pjesë në dëgjimet publike për projektligjin për kriptovalutat dhe kanë disa vërejtje, e një ndër to është edhe përqindja e tatimit në fitim.
Ndërkohë nga grupi punues për këtë ligj nuk kanë treguar se kur pritet të procedohet në Kuvend.
Në mesin e mallrave ilegale të kontrabanduara, oficerët doganor gjatë bastistjes në një shtëpi në Podujevë kanë gjetur edhe diçka tjetër.
Dhjetëra pajisje të cilët ishin në funksion të prodhimit të kriptovalutave. Sipas njoftimit të doganës kjo shtëpi rrymën e kishte të lidhur ilegalisht, për çka KEDS ka konstatuar vjedhje të rrymës në vlerë mbi 40 mijë euro.
Po të miratohej një ligj i paralajmëruar për vitin e kaluar, të paktën pajisjet e kriptovalutave nuk do të ishin konfiskuar.
Pra, prodhimi i kriptovalutave në Kosovë vazhdon të mbetet veprimtari ilegale, fushë për të cilën është në process një projektligj.
Ndonëse jo-publik, pas dëgjimeve publike përdoruesit dhe njohësit e parasë digjitale kanë vërejtjet e tyre për këtë projektligj.
“E para është se duhet me u rregullu përkthimi i projektligjit e dyta mendoj që duhet me u marrë secili komunitet i kriptovalutave ata me i zgjedh 3-4 katër anëtar që mendojnë që janë më të përgatitur dhe grupi punues me u konsultu edhe me komunitet të cilat vec funkionojnë prej 2016”, ka thënë njohësi i fushës së kriptovalutave, Labinot Bajrami.
Pos këtyre vërejtjeve në bazë të asaj që thotë Bajrami nënkuptohet se nuk janë të kënaqur as me përqindjen e tatimit në fitim.
“Është edhe pagesa ose tatimi në ftim që shumica e komunitetit me aq sa kemi folur edhe kemi diskutu nuk pajtohen që ajo më e madhe se 10%”, ka shtuar ai.
Po kësaj ai ankohet edhe në përbërjen e grupit punues të cilët thotë se nuk janë as të shkolluar por as adekuat për këtë fushë. E kryesorja e këtij grupit punues Mimoza Kusari-Lila që nga dita e enjte nuk ka dhënë detaje mbi projektligjin.
Aksioni për konfiskimin e pajisjeve për prodhim të kriptovalutave më së shumti kryhen në komunat veriore të vendit.
Një ndër arsyet që në këtë pjesë mbahen këto pajisje është edhe fakti që deri tani kjo pjesë nuk kanë paguar për rrymën e konsumuar. /Dukagjini/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Drejtori i Doganës së Kosovës në takim me drejtorët e përgjithshëm të doganave të Evropës
Osmani: Programi Kompakt, simbol i mbështetjes së SHBA-së për Kosovën
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës