Mark Zuckerberg përditëson avatarin e tij në Meta pas talljeve të shumta me avatarin e parë
Drejtori ekzekutiv i Meta, Mark Zuckerberg, ka ndërruar dhe përditësuar avatarin e tij në “metaverse”, pasi që versioni origjinal u tall nga përdoruesit e internetit për shkak të grafikës së keqe.
Reagimi u nxit nga premiera e aplikacionit të ri VR nga Meta i quajtur Horizon Worlds, i cili premierën e pati në Francë dhe Spanjë javën e kaluar.
Ai e shpërndau avatarin e tij të parë përpara një Kulle të animuar të Eifell-it, me të cilën përdoruesit e internetit u tallen me të madhe, teksa shumë prej tyre e krahasuan atë me grafikat e lojërave të vjetra të Nintendo, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Një përdoruese tjetër, Emily Gorcenski shkroi: “Eja të punosh për Meta, ku teknologët më të mirë të kohëve moderne kanë arritur grafika të nivelit të vitit 1995”.
Shumë njerëz vunë në dukje se sa “të frikshme” dhe “sy pajetë” ishin imazhet e nga aplikacioni i realitetit virtual.
Të premten, Zuckerberg tha: “E di se fotografia që e postova më herët gjatë javës ishte shumë bazike – u postua shpejtë vetëm për ta festuar lansimin e aplikacionit”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
AI krijoi një robot në vetëm 26 sekonda
Funksioni i ri i Google Photos thuhet ta kthejë aplikacionin në një rrjet social
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
A mund t'i mbijetojnë bizneset ndalimit të TikTok-ut?
Pse kjo orë dore kushton 21 mijë euro?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'