Eventi special i radhës nga Apple është vetëm disa ditë larg, dhe nëse veçse raportet e fundit janë të sakta, atëherë eventi do të mbahet të mërkurën e 7 shtatorit.
Forbes raporton se Mark Gurman nga Bloomberg, para disa ditësh raportoi për datën për të cilën ai mendon se është e saktë. Por që në fakt, ai nuk ishte i pari që e parashikoi këtë datë.
Javën e kaluar, Max Weinbach tha se eventi do të mbahet me 7 shtator dhe jo me 13 shtator, siç ishte thënë më herët, transmeton Telegrafi.
Kjo do të thotë se data e mundshme e prezantimit për iPhone-ët e radhës, pa përmendur gamën e tre modeleve Apple Watch dhe ndoshta edhe të AirPods Pro, mund të jetë më herët.
Pa kaluar shumë kohë prej se analisti Mark Gurman sugjeroi se data e prezantimit për iPhone-ët e këtij viti mund të jetë e mërkura e 7 shtatorit, një analist tjetër i njohur është futur në “garën” e zbulimit të datave.
Ming Chi Kuo nga TFI Securities para disa ditësh dha komentin e tij mbi këto zëra duke thënë: “Data e prezantimit/dërgesave për iPhone 14 mund të jetë më e hershme se ajo e iPhone 13/12, e cila mund të jetë një nga arsyet se pse Apple ofroi një perspektivë pozitive për tremujorin e tretë për vitin 2022 në listën e fundit të fitimeve”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po nxehet telefoni juaj - pse është një problem serioz
Zbulohen specifikimet e smartphone Sony Xperia 1 VI
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Apple raporton për rënien më të madhe të shitjeve të iPhone që nga muajt e parë të pandemisë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe