LAJMI I FUNDIT:

Pavarësisht sanksioneve, Sergei Lavrov ishte ftuar personalisht nga Aleksandar Vuciqi që ta vizitoj Serbinë

Pavarësisht sanksioneve, Sergei Lavrov ishte ftuar personalisht nga Aleksandar Vuciqi që ta vizitoj Serbinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov është dashur të vizitojë Serbinë në fillim të qershorit, që do të ishte edhe vizita e tij e parë në këtë pjesë të Evropës që nga nisja e agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë.

Siç mësojnë mediet e pavarura serbe, ardhja e Lavrovit në Beograd është iniciuar personalisht nga presidenti Aleksandar Vuçiq gjatë bisedave me homologun rus Vladimir Putin.

Në ditët e para të këtij muaji, Serbia e gjeti veten në qendër të një lufte diplomatike midis Rusisë dhe Perëndimit. Shefi i diplomacisë ruse duhej të bënte një vizitë dy-ditore në Beograd, më 6 dhe 7 qershor, por ajo ishte anuluar ngase Bullgaria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut e ndaluan atë të fluturonte mbi territoret e tyre.


Lavrov, i cili është nën sanksionet e Bashkimit Evropian, ka marrë ftesë për të vizituar Serbinë nga vet Vuçiqi.

“Gjatë një bisede telefonike me Vladimir Putinin, e cila u zhvillua në fund të majit, Vuçiq ftoi ministrin e Jashtëm rus të vizitojë Serbinë. Pala ruse pranoi që propozimi dhe përgatitjet për vizitën të fillojnë menjëherë”, raportojnë mediet serbe duke cituar burimet e qarqeve diplomatike.

Iu ndalua fluturimi në zonat ajrore nga vendet e Ballkanit, konfirmohet edhe zyrtarisht anulimi i vizitës së Lavrovit në Serbi
Lexo po ashtu Iu ndalua fluturimi në zonat ajrore nga vendet e Ballkanit, konfirmohet edhe zyrtarisht anulimi i vizitës së Lavrovit në Serbi

Duke pasur parasysh se qëllimi i bisedimeve mes Vuçiqit dhe Putinit ishte marrëveshja e re e gazit ndërmjet Serbisë dhe Rusisë, pritej që Lavrov ta konfirmonte këtë me ardhjen e tij.

“Lavrov nuk e ka ftuar veten të vijë në Serbi, siç është thënë. Pala serbe ishte e gatshme për ta pritur, por padyshim nuk pritej reagimi i ashpër i Bashkimit Evropian”, nënvizojnë këto burime.

Pas anulimit të vizitës së Lavrovit nga Kremlini mbërriti një mesazh se “Serbisë i është marr politika e jashtme”.

“Diçka e paimagjinueshme ka ndodhur. Shtetit sovran [Serbisë] i është hequr e drejta për të ndjekur politikën e jashtme. Aktivitetet ndërkombëtare të Serbisë në drejtimin rus janë bllokuar. Nëse vizita e ministrit të Punëve të Jashtme të Federatës së Rusisë në Perëndim perceptohet si një kërcënim në shkallë botërore, atëherë nga të gjitha pikëpamjet, gjërat qëndrojnë shumë keq atje”, është shprehur Lavrov.

Analisti serb Jakshiq: Serbia ka shkelur zotimin e neutralitetit, Aleksandar Vuçiq ka frikë nga Vladimir Putini
Lexo po ashtu Analisti serb Jakshiq: Serbia ka shkelur zotimin e neutralitetit, Aleksandar Vuçiq ka frikë nga Vladimir Putini

Burimet diplomatike bëjnë të ditur se nga kjo deklaratë e Sergei Lavrovit, bëhet me dije se me iniciativën e Serbisë i është bërë ftesë një diplomati rus për të vizituar Beogradin.

“Lavrov dhe Putin e pranuan ftesën e Vuçiqit, sepse ata e shohin Serbinë si një partner mjaftë të rëndësishëm në këtë pjesë të Evropës dhe për këtë arsye pala ruse e ftoi ministrin e Jashtëm serb të vijë në Moskë”, theksojnë këto burime.

Pasi u bë e qartë se Lavrovi nuk do të vinte në Beograd, presidenti Vuçiq kishte thënë se nuk ishte i befasuar nga ky epilog.

Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk i ka vendosur sanksione ekonomike Rusisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”

Evropa
Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit

Shtyhet vendimi i zbatimit të dënimit të Donald Trumpit

Amerika
Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Fluturimi më i gjatë me aeroplan në botë ku pasagjerët 'do të shikojnë dy lindje dielli' do të nisë në vitin 2026

Botë
Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Moska thotë se Ukraina goditi Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi

Evropa
Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Gjenerali i ushtrisë serbe nga Haga: Jam fajtor për gjenocidin, kam kryer krime të pafalshme

Bosnja
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi

Botë
Kalo në kategori