Policia e Kosovës ka arrestuar sot në pikën e kalimit kufitar në Jarinje një serb, në automjetin e të cilit janë gjetur katër mijë copë fishekë.
Në njoftimin e Policisë thuhet se “Policia e Kufitare e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, më 09.06.2022 rreth orës 09:45, gjatë kryerjes së detyrave për kontrollim kufitar në pikën e kalimit kufitar Jarinje, gjatë kontrollit të një veture me targa të Serbisë, e cila drejtohej nga një shtetas kosovar, të njëjtën e ka dërguar në ‘vijën e dytë’ për kontroll më të detajuar”.
“Gjatë kontrollimit në bagazhin e automjetit janë gjetur katër pako të mëdha me gjithsej 4000 copë municion të llojeve të ndryshme të fshehura tek vendi i gomës rezervë të automjetit. Policia ka arrestuar personin e dyshuar, ndërsa me autorizim të prokurorit përkatës, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.
Sipas njoftimit, rastin kanë filluar ta trajtojnë hetuesit nga Drejtoria Kundër Terrorizmit.
“Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe është kërkuar leje për kontroll të hapësirave private të banimit nga gjyqtari i procedurës paraprake, gjë që edhe është arritur”.
Më tej thuhet se Policia ka kryer kontroll edhe në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një armë e gjatë AK-47 me tre karikatorë të zbrazët.
“I dyshuari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në prezencën e avokatit mbrojtës dhe përkthyesit ligjor dhe me aktvendim nga organet e drejtësisë dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe