LAJMI I FUNDIT:

Dëshiron të fotografohet me të, rusja ledhaton ariun e vogël – ai e kafshon në mjekër

Dëshiron të fotografohet me të, rusja ledhaton ariun e vogël – ai e kafshon në mjekër

Një video amatore po qarkullon në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shfaqet një ari të vogël i cili e kafshon në mjekër një vajzë të re, e cila pak çaste më parë kishte ngrënë sallatë me salmon, dhe duket se era e peshkut e kishte joshur ariun.

Kjo kafshë e egër ishte me pronarin që e shfrytëzon si kafshë shtëpiake, duke përfituar të mira materiale duke i lejuar njerëzit të fotografohen me të, kur u ndal para vajzës së identifikuar si Madina e cila kishte dashur ta bëjë një fotografi, transmeton Telegrafi.


Megjithatë ariu duket se kishte nuhatur aromën e peshkut, pasi disa momente më parë ajo kishte ngrënë sallatë salmoni, dhe peshku ishte pikërisht që e kishte joshur për ta sulmuar vajzën.

Ajo derisa po e ledhatonte ariun dhe vazhdimisht qeshte, në një moment kjo kafshë e egër ia ngulë dhëmbët e mprehtë në mjekër duke krijuar një situatë paniku.

Ngjarja ka ndodhur në parkun kryesor të Groznit në Rusi, kurse pas intervenimit të masës vajza ka shpëtuar me ca gërvishtje të lehta.

Sidoqoftë një gjë është e sigurt, që ky rast i ka dhënë leksion vajzës që herët e tjera të jetë më e kujdesshme sidomos kur bëhet fjalë për kafshët e egra. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Njihuni me gjermanin 17-vjeç që jeton në trena, përdor biletën vjetore prej 10 mijë eurove për të kaluar nga njëri tren në tjetrin

Interesante
Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Po shëtisnin në lumin Chobe në Namibi, turistët tmerrohen nga hipopotami që u “vërsulet” – kafshon motorin e barkës

Interesante
Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Pamjet e publikuara tregojnë se si arinjtë me lehtësi arrijnë të hapin dyert e veturave

Interesante
Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Francezët gatuajnë bukën baguette me një gjatësi rekord prej 140 metrave

Interesante
Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Nëna e gjashtë fëmijëve që jeton në banesën dy dhomëshe, tregon në TikTok si ia del t’i sigurojë të gjithëve hapësirë për të fjetur

Interesante
E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

E lodhur nga lidhjet në Londër, britanikja niset drejt Spanjës në kërkim të “duhurit” – pamjet bëhen virale

Interesante
Kalo në kategori