Formacioni i Barcelonës në 2022/23: Xavi ka lojtarin rreth të cilit do ta ndërtojë skuadrën
Nuk ka asnjë lëndim që mund ta ndalojë Ansu Fatin. Produkti i akademisë së Barcelonës është rikthyer sërish, pasi ai u kthye në aksion dhe shënoi një gol me një nga prekjet e tij të para kundër Real Betis.
Ndërsa klubi mund të jetë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm, me Robert Lewandowskin, Erling Haaland dhe Romelu Lukakun që janë vendosur në radarin e tyre, Xavi Hernandez e ka bërë të qartë se skuadra katalunase në sezonin e ardhshëm do të ndërtohet rreth talentit.
Trajneri katalanas dëshiron të përforcojë sulmin e tij përpara sezonit të ardhshëm, por është i vetëdijshëm se Ansu Fati do të jetë ylli i kësaj skuadre në të ardhmen.
“Ai është një yll, ai mund të shënojë gola… është më e vështirë për të tjerët”, deklaroi Xavi.
“Është një ndjenjë shumë e mirë ta kthesh atë. Ai gjithmonë shënon. Ai ka dy shanse dhe shënon njërin dhe tjetri është i rrezikshëm”.
“Ai është rehat pranë portës. Edhe kur e bën gabim, topi futet brenda”.
Më shumë lëvdata për Ansu Fati
Jordi Alba, i cili shënoi në ndeshjen kundër Real Betis të dielën, gjithashtu përshëndeti virtytet e Ansu Fatit.
“Ai (mund të shënojë) gola”, vuri në dukje Jordi Alba. Ai është shumë i ri dhe mund ta bëjë këtë. Shansin e parë ose të dytë që ka pasur, ai ka shënuar.
“Ai do të na japë shumë. Ne jemi të lumtur për të”.
Statistikat mbresëlënëse të Ansu Fatit
Shifrat e Ansu Fatit në moshën 19-vjeçare nuk lënë vend për dyshime. Këtë sezon, ai ka shënuar gjashtë herë në 12 ndeshje, duke qenë jashtë fushës për 102 ditë për shkak të lëndimit.
Por, ai tani është kthyer dhe është në formë për ta mbyllur sezonin me stil.
Lëndimet e kanë detyruar atë të humbasë 84 ndeshje që kur debutoi në 2019/20, por Ansu Fati shënon mesatarisht një gol çdo 88 minuta dhe vitin e kaluar ai shënoi pesë gola në 10 ndeshje.
Pas kthimit të tij nga ky lëndim më i fundit, ai kishte luajtur vetëm 15 minuta në ndeshjen kundër Real Mallorcas.
Xavi më pas e futi në lojë 15 minuta para ndeshjes kundër Real Betis dhe ai e çau ngërçin për Barcelonën.
Herën e dytë që ai preku topin, ai e kontrolloi atë brenda zonës përpara se ta dërgonte në rrjetë.
Më vonë, Jordi Alba shënoi më vonë dhe Barcelona siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Barcelona do të përdorë këtë pjesë të fundit të fushatës për të rizbuluar formën e saj. Dhe sezonin e ardhshëm do të ketë një ekip të përbërë nga Ansu Fati dhe 10 të tjerë. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse Xavi do ta përdorë atë si anësor apo sulmues. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City